• |
ide | kryesore

Censi2023/ Treguesit e shpopullimit dhe dyshimet për manipulim të shifrave

Arkiva, Kryesore, Lajme


Janë publikuar mes polemikash rezultatet e Censit të shtator-nëntor 2023 nga drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli që për t’i bërë publike nuk organizoi një konferencë me gazetarët, por një aktivitet ku kishte ftuar ministra, ambasadorë, përfaësues të pakicave etj.

Sipas këtyre rezultateve në Shqipëri banojnë 2 milion e 402 mijë e 113 banorë. Një pjesë e mirë e popullsisë, më shumë se 32% jetojnë në Tiranë, ose rreth 758 mijë banorë.

Qarku i dytë më i madh për nga numri i popullsisë është Fieri me 240 mijë banorë, pastaj vjen Elbasani me rreth 232 mijë banorë, Durrësi me 225 mijë banorë, Korça me 173 mijë etj.

Debati për manipulimin e shifrave

Numri i banorëve në Shqipëri ka qenë përherë objekt i debatit politik. Opozita pretendon se që kur Partia Socialiste mori pushtetin në vitin 2013, nga Shqipëria janë larguar 1 milion banorë ose më shumë.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pretendon se shifrat janë manipuluar dhe se në të vërtetë në Shqipëri kanë mbetur rreth 1 milion e 500 mijë banorë.  Një ditë më parë, Berisha doli me një status ku shprehu qëndrimin se shifrat e Censit janë manipuluar.

“Nesër Edi Rama, “Çubrilloviçi i shqiptarëve” publikon të dhënat e regjistrimit të popullatës pasi ka manipuluar ato nga e para tek e fundit. Pasi ka shtuar qindra e mijëra qytetarë që nuk janë më në Shqipëri këtë vit, as prej vitesh” u shpreh Berisha.

Dyshimet për manipulimin e rezultateve të Censit u përforcuan për shkak të vonesës së publikimit të rezultatit. Intervistimi i popullsisë nisi në shtator dhe supozohej të zgjaste vetëm 6 javë. Por pas mbylljes së procesit u tha se rezultatet do të publikoheshin në datën 19 Qershor. Më vonë, drejtoresha e Instat e shtyu akoma më tej shpalljen e rezultateve deri në 28 Qershor. Këto janë vetëm rezultatet e para, pasi INSTAT do të publikojë në Tetor një platformë me të gjitha të dhënat e detajuara në nivel bashkie.

Kësisoj vonesa zgjatet për thuajse një vit, pa një arsye të qenësishme.

Dyshimet u shtuan pasi në Kosovë rezultatet e Censit atje u publikuan për rreth një muaj pasi përfundoi procesi.

Thuajse 500 mijë shqiptarë të larguar jashtë

Përtej debatit politik, shifrat e INSTAT nuk e fshehin largimin masiv të shqiptarëve në 13 vitet e fundit.

Krahasur me vitin 2011 në vendin tonë rezultojnë të jenë larguar rreth gjysëm milioni shqiptarë për të jetuar jashtë. Nga diferenca e shifrave të INSTAT dallohet se qytetarët e larguar jashtë vendit janë 419 mijë e 831 banorë.

Por shifra shkon deri në 500 mijë banorë nëse këtu shtohet edhe shtesa natyrore që duhet të kishte pasur popullsia në këto vite, prej 88 mijë banorësh.

Në gjithë këto vite është folur gjatë për shpopullimin dhe për shkaqet se pse shqiptarët largohen jashtë vendit, herë si azilkërkues në Francë në Belgjikë apo herë si refugjatë në Britaninë e Madhe. Prirjet për të emigruar në Shqipëri janë të larta dhe ndër arsyet kryesore mbeten papunësia, korrupsioni dhe varfëria./Lapsi.al


21 Comments

  1. Nuk ka nevoje per komente te medhaja nga kompetente. Secili/a prej nesh e kupton ikjen masive te shqiptarve qe nga shkalla dhe lagjja ku jeton. Mos flasim 1e fshatra ne Veri e Ju kan mbet shkreeeeeet
    Ne qytete sheh pleq dhe njerez shum tw lodh

    1. Ore nuk kan ngel meshkuj fare..dhe dhe ata rrugeve jan gjysem gay ose nuk u punon Vdiqem. Ju thoni qe gati gjysma e popullsise burra. Cfaaaar mashtrimi

  2. Census nje Supermashtrim. Haaa tek lagjja ku jetoj ajo goca e rregjistrimit e shihje tre dite rresht, se nuk mblidhte dot asnje te dhene

  3. Kiu – Miu, i fes cifute, shok me Maznikun, deklaroi 5 televizore, tre lavatrice, 3 vibrator dhe 17 viagra

  4. Kane numeruar edhe ata qe kane vite qe nuk jane me ketu por studiojne e punojne jashte, mjaft qe nuk kane bere deklarimin perfundimtar per largimin. Shihni numrinve banesave te pabanuara dhe kuptohet qarte mashtrimi

  5. Censi është i manipuluar. S’kishte pse rrinte tërë këtë kohë për t’u publikuar. Përveç faktit që dihet që janë shpopulluar qindra mijëra shqiptarë, dhe kjo duket lehtësisht në çdo familje se sa pjestarë kanë ngelur në Shqipëri e sa janë larguar. Ata regjistruesit që vinin nëpër banesa merrnin të dhëna për familjen ndërkohë që në shtëpi qe vetëm një person, ndërkohë që gjysma e familjes e shpopulluar, apo emigruar, e një pjesë mund të ishin në punë më atë moment. Pra secili prej pjestarëve të familjes duhej të përgjigjej vetë te intervistuesi , por kjo gjë nuk ndodhi dhe me siguri ai i ka plotësuar të dhënat sipas qejfit. Psh intervistuesi pyeste kryefamiljarin se ça besimi fetar ishte, dhe kryefamiljari i thoshte që nga mbiemri dallohej që ishte ortodoks, (edhe pse në fakt nuk ishte praktikant, pra thjesht “trashëgimi”) dhe intervistuesi merr për të mirëqenë për gjithë familjen që janë ortodoks, kur në të vërtetë s’është ashtu. Psh mund të ketë ateistë. Sidomos tani që e vërteta e mashtrimit fetar është sheshit dhe heshtet . Gjithashtu intervistuesit nuk kanë shkuar në çdo banesë apo pallat. Njohim njerëz apo kemi persona në fis ku s’u ka vajtur njeri për censin. Këta mund të jenë shumë, sidomos në Tiranë. Një gjë të tillë e pohoi dhe Beti Njuma për vete te edicioni i lajmeve, e me siguri Betit do i’a kenë plotësuar formularin e censit pa vajtur fare.

    PS: Për shembull unë jam ateist dhe me siguri intervistuesi që nuk më bëri intervistë do e ketë shënuar ortodoks.

    1. Armiku i popullit
      90 perqint e emigranteve nuk kane dhene te dhenura per censuren e partis
      Disa skane qene prezent tek te tjeret nuk kane shkuar delegatet e partis
      Himara esht 90%me kombesi greke
      Ku te dhenat jane ne greqi dhe ne Luksenburg
      Pra dokumenta de fakto para Evropes dhe greqis
      Minoriteti ska nevoje per diskutime
      Edhe socjalistet e minoritetit edhe socjalistet e krahines se Himares
      Palase dherimi ilias vuno Himare pilur kudhes weparo dhe shume nga nivica borsh
      Jane deklaruar ne meniren e lire me kombesi Greke
      Narta lunxhi e sa e sa te tjere
      Satistikat jane fanc e makabres islamo komuniste

  6. Te kishte theme 2 milion edhe mund ta kisha besuar, por 2.4 M eshte nje mashtrim i madh.
    Duke u nis nga pervoja personale kam frike se kan ngel me pak se 1.5M, dhe keta shumica mbi 35 vjec.
    Une jam lindur e rritur ne Tirane,
    Shumica e lagjes time te fëmijërisë ka ikur, shumica dërrmuese e klases time fillore, 8- vjecare dhe gimnazit, kane ikur.
    Nga infot qe kam nga shoket e ardhur keto 10-15 vitet e fundit ne Tirane, ne rrethe eshte bere nami.

    1. jane shkretuar rrethet, qytete e vogla dhe fshatrat , ska me kembe robi,

      ne shume fshtara ska shkolla fare, dhe ne ne ato pak fshtra qe ka ende, ka vetem klasa te perbashketa maximumi 1 klase. . jane shkretuar ska me kembe njeriu.

      qytete e vogla jane mbaruar fare, memaliaj patosi ballshi, permeti cerriku peqini dhe sidomos veriu jane bosh fare

      berati gjirokastra kukesi peshkopia , pogradeci korca shkodra kavaja etj jane tkurrur shume

      edhe tirane durres, elbasan fier ka renie te madhe por ngaqe jane qytet te medha nje i huaj nuk e ve re dot por nje banor e dallon lehte fare.

      mashtrim i madh per te justifikuar votat ne kuti

  7. Popullsia e vendit ra me 420 mijë persona ndërmjet censeve 2011-2023, teksa mosha mesatare e popullsisë arriti në 42.5 vite, duke u plakur me 7 vjet nga 2011-a. Rënia më e madhe e popullsisë në përqindje ka ndodhur në Shkodër dhe Kukës, teksa popullsia Tiranës, gjatë kësaj periudhe, është shtuar me vetëm 1.2%.ne 2011 kur salihu vodhi zgjedhjet e bashkise tirane u be dhe censusi atehere salihu i quajti te rregullta,kur eshte vete jane bere mire,kur nuk eshte vet te tjeret bejne dallavere,nuk ka pasur dhe nuk do kete njeri me Dallkauk se ky serbi salih berisha qe i thote vetes shqiptar.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Saliu prapë do të të qijë, muk ke parë gjë akoma!

      Idiot!

  8. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Në maturën 2021 kishte rreth 32724 maturantë, në maturën 2024 26683 maturantë, pra 6041 maturantë më pak se në 2021.

    Pra 19 përqind maturantë më pak vetëm në 3 vite.

    Me këtë llogjikë dhe llogari nqs sot paskemi 2.4 milion banorë dhe 26683 maturantë, në vitin 2021 për 32724 maturantë popullsia duhej të kishte qenë 2,880000. gj[ që nuk është e vërtetë sepse largimi i popullsisë ka qenë shqetësues që në vitin 2013 kur rilindja rrëmbeu pushtetin.

  9. POEZI NGA DRITËRO AGOLLI

    Asgjë përveç fialës

    Nuk kam asgjë perveç fjalës ,
    Dhe ndofta s’më duhet asgjë ,
    Asgjë nuk i duhet dhe valës,
    I duhet pak shkumë e pak zë.

    Me shkumën nga bregu të duket,
    Me zërin të ndjehet në breg,
    Ndaj mua veç fjala më duhet,
    Të tjerat në dreq!

    PS: Mirë e kishte Dritëroi, po ku pyet Rilindja për fjalën!!
    T’a bën censin, ti s’je fare në Shqipëri, je përtej detit dhe valëve, apo nuk ke emigruar por nuk të kanë bërë fare intervistë për censin, por ja që del sikur ke folur dhe papritur dalin 2.4 milion shqiptarë. Këto “kurva politike” bëjnë të bardhën të zezë dhe të zezën të bardhë!

  10. “BESIMTARËT”

    Ishte koha e zhvillimit të censit. Intervistuesi shkon te shtëpia e një pastori.

    Intervistuesi: Pastor përshëndetje! Kam ardhur për censin.

    Pastori: Mirëseerdhe! Urdhëro!

    Intervistuesi: Si familje jeni të gjithë në Shqipëri ? Ju jeni i martuar, apo jo, se s’jeni si katolikët dhe ortodoksët?

    Pastori: Sigurisht që ne pastorët martohemi. Dhe gjithë familja ime banon këtu.

    Intervistuesi: Çudi! Si ka mundësi që martoheni ju? Në bibël thuhet te Luka 20:34 Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, iu tha atyre: ”Bijtë e kësaj bote martohen dhe martojnë; 35 por ata që do të gjenden të denjë të kenë pjesë në botën tjetër dhe në ringjalljen e të vdekurve, nuk martohen dhe nuk martojnë; 36 ata as nuk mund të vdesin më, sepse janë si engjëjt dhe janë bij të Perëndisë, duke qenë bij të ringjalljes.

    Pastori: Ore, më fal, ti ke ardhur për të bërë censin apo për të më thënë mua të vërtetën e Biblës?

    Intervistuesi: Ishte pyetje për të kuptuar nëse jeni besimtar apo jo. Pra në funksion të censit.

  11. EuroStat dhe census i vitit 2011 jane te besueshem per numrin e popullsise, asnje nuk i ka kundershtuar rezulatet e tyre
    Sipas te dhenave te tyre i bie qe ne shqiperi jane perafersisht 2 milione banore, duke pas parasysh dhe emigrimin ne usa uk, canada and elsewhere i bie te jemi tek 1.6 deri 1.8 milione ne vend.

    per shakak te shifrave te publikuara dhe dyshimit te arsyeshem ndaj tyre u detyrova dhe analizova rrethin tim shoqeror dhe farefisnor . Klasa ime fillore nga 31 veta jane vetem 10 veta ne Tirane, nga gjimnazi nga 38 veta mezi gjej 9 ne Tirane, Nga Universiteti jane rreth 20-30 % te mbetur ne Tirane. Nga lagjia ku banoj kane mbetur shume pak as nje e katerta e komshinjve Ne rretjhin familjar kam vetem 1 daje/teze , halla xhaja, tezet daja rreth 5-6 jane jashte nga te dy prinderit. Ketu ka mbet njje goce halle nje cun daje dhe nje goc teze (plus une) te tjeret jane jashte, pra rreth 80 % e rrethit tim familjar te pare kane ikur EU +US/Ca.

    ne total nga rrethi im shoqeror e familjar mesatarisht 75% jane jashte. Te gjithe banues te qytetit te Tiranes

    Censusi thote 2.4 m (nga rreth 4.5m gjithsej shtats shqiptare) , pra i bie qe jemi 55% deri 58% ne shqiperi !!!! wtf !!!!

    ne rasti ne me te mire jemi 1.8 ne rastin me te keq 1.6m

    Problemi eshte qe po doli rezultati psh 1.8 milione atehere si do te llogariten 1.4-1.6 m vota te hedhura ne kuti ne 2021 dhe ne sidomos ne 2023??? opozita pa komisionere nuk shton dot vota ne 2023, dhe kandidatet e opozites morren rreth 500 mije, Pyetja eshte nga kane dale rreth 1 milion votat e rames veliajt, dhe tom doshit??

    Ne retrospektive denoncimet e Berishes , per avionet , kanabisiin, inceneratoret, tahirin etj etj kane rezultuar te kene qene te sakta. Berisha denoncoi INSTAT per manipulim , censusi real eshte 1.5 milione. Fatkeqesisht por shume fatkeqesisht do kete te drejte perseri.

  12. E te mendosh premtimet e Rames ne 2013!!! Shendetesia falas , uje 24 ore, lufte oligarkeve , zero ndertim ne Tirane, zero ndertim ne bregdet! prioritete si arsimi , pensionistet , biznesi i vogel dhe i mesem , bujqesia, etj etj.

    Qija robt ne sdo vjedhim si keta 😀 .

    Shqiperia do ishte bere 3.5 milione sipas premtimeve te Rames.

    Super shkerdhim ketij vendi!!! Rama e katandisi me 1.5 milione banore !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *