• |
ide | kryesore

FOTO/ Gërvishtje në fytyrë dhe duar, tërbohet Southgate: Gordon dëmtohet duke u rrëzuar nga biçikleta

Sport
Gordon


Antonhy Gordon u paraqit për stërvitjen e Anglisë në Spa & Golf Resort Weimarer Land në Blankenhain këtë mëngjes, me një prerje të keqe në mjekër dhe disa gërvishtje në duar. Sulmuesi i Newcastle, i cili ende kishte në fytyrë buzëqeshjen e tij, u rrëzua me biçikletë ndërsa po pedalonte përgjatë shtigjeve të pyllëzuara në fshatin përreth vendpushimit në kampin stërvitor të Anglisë.

Një incident pa pasoja të rënda, por që e ka tërbuar teknikun e Tre Luanëve Gareth Southgate. Impakti i Anglisë në Euro 2024 nuk ka qenë ai i një pretendente të madhe për trofeun, pavarësisht kualifikimit në 1/8. Vetë tekniku është në shënjestër të kritikave dhe Southgate nuk dëshiron të humbasë lojtarë përpara ndeshjes kundër Sllovakisë, sidomos për arsye aksidentale.

Lexo më tejVideo / Euro 2024, mbyllen pa gola ndeshjet e treta në grupin C: Anglia përfundon e para, Serbia jashtë kompeticionit

Gordon ka dalë rregullisht në stëvitje, por një konfrontim me teknikun ka qenë i pashmangshëm, përpara se sulmuesi i Newcastle të fokusohej te përgatitjet në vigjilje të ndeshjes së të dielës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *