• |
ide | kryesore

Fshehu kamerat e sigurisë për të mbrojtur mjekun Edmond Gashi, nën hetim pronari i lokalit

Lajme, Të fundit


Egi Sorra, pronari i një restoranti te Liqeni i Kasharit, është vënë nën hetim sepse fshehu pamjet e kamerave të sigurisë, gjatë kohës kur në to ka qenë mjeku Edmond Gashi.

Policia e Tiranës mori informacion se mjeku Gashi kishte thyer masën “arrest në shtëpi” dhe kishte frekuentuar lokalin në fshatin Kus, pjesë e njësisë administrative të Kasharit. Burimet bëjnë me dije se Gashi s’është gjetur në lokal, por në banesë, megjithatë kamerat e sigurisë së lokalit, kanë konfirmuar se ai ka qenë në ambientet e lokali.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për Edmond Gashi, 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, dhe për shtetasin E. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Shtetasi E. G. ka thyer shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës, ndërsa shtetasi E. S. ka fshehur DVR-në me pamjet filmike nga lokali ku ka qëndruar Edmond Gashi.’- njofton policia


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *