• |
ide | kryesore

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Pëllumb Gjokës, biznesmeni mbetet në qeli

Lajme, Të fundit


Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e biznesmenit Pëllumb Gjoka për revokim të masës së sigurisë. Gjoka kundërshtonte vendimin e Apelit të Posaçëm për lënien në fuqi të masës “arrest në burg”.

Trupi gjykues vendosi “Mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesi Pëllumb Gjoka, kundër vendimit nr. 30 (87-2023-45), datë 15.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin te Organizuar”.

Pëllumb Gjoka, u arrestua në korrik 2023 si anëtar i dyshuar i një organizate kriminale që kishte kryer ndër të tjera vrasje dhe pengmarrje. Hetimi ndaj Gjokës filloi pas mbërritjes së një dosjeje nga Franca. Ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të grupit ka nëntë lloj akuzash për vepra penale, mes të cilave vrasje, korrupsion aktiv e pastrim parash, të kryera në kuadër të grupit të struktuar kriminal. Ndërsa zyrtarët e arrestuar si pjesë e organizatës akuzohen për korrupsion, zbulim të akteve apo të dhënave sekrete, si dhe për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *