• |
ide | kryesore

Këlliçi zbulon një SMS nga Bashkia Tiranë dhe flet për një luftë të egër mes SPAK, Veliajt dhe Ramës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Veliajn, Këlliçi


Belind Këlliçi ka paralajmëruar prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, për tentativën e tyre për t’ia faturuar sipas tij aferën e 430 milionë eurove të inceneratorit disa drejtorëve të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Belind Këlliçi thotë se Veliaj në ora 4 të mëngjesit të ditës së sotme ka fluturuar jashtë Shqipërie sepse ka një debat dhe luftë të egër mes tij, SPAK-ut dhe Edi Ramës. Megjithatë, Këlliçi nuk jep asnjë shpjegim se si lidhet fluturimi i tij me luftën e supozuar mes tij, Ramës, dhe SPAK-ut.

“Erion Veliaj, sot që ne flasim, në orën 4 të mëngjesit, e kanë parë qytetarët në avion duke u larguar nga Shqipëria. Pse?! Sepse ka një debat dhe një luftë të egër në ditët e fundit, midis SPAK-ut, Erion Veliajt dhe Edi Ramës.” – shkruan Këlliçi.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi thekson se tentativa për ta nxjerrë Veliajn të pa lagur do të dështojë pasi ose Erion Veliaj do të shkojë përpara drejtësisë si kreu i bandës 5D dhe pronari faktik i inceneratorit Tiranë, ose do shembet reforma në drejtësi.

Tentativa e SPAK për t’ia faturuar aferën e 430 milionë eurove të inceneratorit disa drejtorëve të Veliajt, do të dështojë! Nuk mundet dhe nuk ka asnjë shans që kjo vjedhje e shekullit, të kalojë ashtu si mendon Veliaj dhe ‘kolegët’ e tij në SPAK.

Ose Erion Veliaj do të shkojë përpara drejtësisë si kreu i bandës 5D dhe pronari faktik i inceneratorit Tiranë, ose do shembet reforma në drejtësi. Rrugë të mesme nuk mund të ketë!” – shkruan Belind Këlliçi në Facebook.

Mes të tjerash, anëtari i Kryesisë së PD-së flet edhe për një SMS që pretendon se i ka ardhur nga një punonjës i Bashkisë Tiarnë.

Sipas denoncuesit, më 14 korrik të vitit të kaluar Veliaj me drejtorët e 5D-së ka shkuar në Zvicër dhe kanë shpenzuar 100 mijë franga vetëm për një fundjavë.

“Ndërkohë që kishte nisur protesta, falënderoj një punonjës të ndershëm të bashkisë së Tiranës që sjell një informacion me vlerë për SPAK: “Shikoni pak në sistemin TIMS datën 14 korrik të vitit të kaluar. A ka udhëtuar Erion Veliaj së bashku me drejtorët e 5D për në Zvicër? Shikoni hotelet ku kanë ndenjur dhe a kanë shpenzuar 100 mijë franga vetëm për një fundjavë në Zvicër apo jo?!”

Që ta dini qytetarë, sot familjet në nevojë të pastrehën ata që nuk kanë mundësi financiare nuk mbyllin dot muajin, kurse ky hajdut ordiner me banditët e tij, me Taulant Tushën, me Redi Mollën dhe Mariglen Qaton, Kapllanin, Malokun, Kacidhen harxhonin 100 mijë franga në fundjavë!” – shkruan Këlliçi. ©Lapsi.al 


11 Comments

  1. o belind ,mos u bej shbelltyra e kryetarit ,je djale i ri ,flit me fakte bindese mbi luften e eger te supozuar ……ose mos fol fare .
    ne presim qe ju si te rinj te jeni ndryshe nderkohe ju po beheni cdo dite e me shume shembelltyra e saliut

    1. Vjelljet në Shqiperi ,dhe korrupsioni,s’do ndalen kurr,do ikin një pal hajdut,do të vin nje pal tjeter dhe më e uritur,prap do villet,dhe Shqiptaret i komentojnë nëper Kafene,kjo histori ka që 32 vjet,që nga 1992,dhe vazhdon,këto përralla po degjojme,një pal ikin një pal vin që kurr mos u ngopshin,populli e vuan në kurriz,që pjesa e malle vuajn per copen e bukes,se për shërbimet mjeksore po e po,prandaj lutemi zoti e bëft mir pa neve rrim bëjm sehir,jemi pula të buta,nuk kemi guximin që ti marrim zvarr këta bastarrët,se kemi frik mos tna prishet imazhi perpara E.U.dhe sna pranojnë në B.E…Akoma se kan kuptuar Shqipëtaret që pranimi në B.E.ështe vetem një tallje By…e..me shqiptaret..sepse kurr shqioeria sdo i bashkohet B.E. kur ne të bëhemi gati Europa do të shperbehet perseri..””ktu do jemi.””do e shofim… prandaj.””Të na rroj Shqiperia,bashke me hajdutet që na qeverisin dhe njekohesisht na vjellin,na bëjne gjitha të zezat..ne prap i duam,sepse jemi msuar te nënshtruar që me Turkun.me Zogun.me xhaxhin Enver,dhe aktuakisht 32 vite që na Perllosin her PD..her PS..

  2. Belindi eshte dhendri Artan Shkreli.
    Artan Shkreli i luan fen me Ramen se bashku. Pupu sa lek ka bere.

    O belind o aktor alla partia socialiste.

    O fasad.

    Per ca e tregove kot ket muhabet per te terhequr vemendjen me “click bait” news ?

    O legen i vene ne rradhe te PD

  3. Belua u mund ne zgjedhjet e tiranes me nje diference te frikshme. Edhe nje kar fallco te kishin vene kunder lali erit do merrte me shume vota se belua. C’do njeri me nje pike sedre, do i vinte turp te dukej ne publik pas nje humbje kaq poshteruse. Po keta skan as cipe as seder.

    Nderkohe lali eri me kete opozitar te mbaruar i qm duke vjedhur.

  4. Nuk ka si të mos jetë e vërtetë që këta hajdutë të mos kenë qenë në Zvicër e ti kenë harxhuar ato para!! Para që janë harxhuar për të vjedhur zgjedhjet nga kryehajduti Veliaj me “fitoren e thellë”
    qm na trumbetohet nga patronazhistët!!

  5. BELO ESHTE DJAL TIRONE DHE I TAKONTEC TE ISHTE * KRYETAR * BASHKIE !!!DHE JO ATIJ SDROMSIT TE URES =VAJGURORE =HAJDUTI …

  6. VELIAJ DHE EDI SUPER HAJDUT MOSTRAT PO VJEDHIN POPULLIN PO JA RRJEPIN LEKUREN POPULLIT PO JA MARRIN FRYMEN PER SE GJALLI MIRE BEJNE KUR PUPULLI FLE. GJUMEEEE SPAKUN AMBASADORET VELIAJ DHE RRUGAC EDI I KANE BLERE ME. TRILONAAAA KETA JA KA KYCUR GOJEN ME TRILONAT AMBASADOREVE DHE SPAKUT RRINI FLINI GJUME O POPULL FLINI HANI BARR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *