• |
ide | kryesore

Theu ‘arrestin e shtëpisë’ për të shkuar në lokal, tjetër akuzë për mjekun Gashi

Lajme, Të fundit


Mjeku Edmond Gashi është proceduar në gjendje të lirë për thyerje të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Tiranës për “Shpërdorim detyre” pas skandalit me pacientët me kancer të Spitalit Onkologjik, që dërgoheshin në klinikën e tij private.

Procedimi i tij është bërë mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 21:00, nga efektivë të komisariatit nr.6, Sipas burimeve, policia kishte marrë informacioneve në rrugë operative se ai kishte thyer arrestin shtëpiak pas seancës gjyqësore dhe ishte duke frekuentuar ambientet e një lokali në fshatin Kus, në Kashar.

Fillimisht uniformat blu shkuan në ambientet e lokalit, por mjeku Gashi nuk u gjet aty, por në banesën e tij në rrugën “Gelopsi”, në kryeqytet. Pas këqyrjes së kamera të sigurisë së lokalit është zbuluar se Gashi kishte qenë në ato ambiente, në një kohë që duhet të ndodhej në banesën e tij.

Mbrëmjen e së enjten, ai u shoqërua në ambientet e komisariatit nr 6, por prokurori i çështjes, Bledar Valikaj vendosi që Gashi të procedohet në gjendje të lirë për thyerje të masës së sigurisë dhe jo të arrestohej, ndryshe nga sa ndodh me raste të tjera të ngjashme.


2 Comments

  1. Burri i Ermonela Fellaj ben favore, nuk arreston sic ndodh zakonisht por e le ne gjendje te lire! Ky nuk eshte mjek, por vrases me paramendim..anetar grupi i strukturuar kriminal. Qeveria e turpit, me nepotizmin edhe ne Prokurorine e Tiranes qe zbut ngjarjen!

  2. Doktor barkderr, duket qe eshte nje hajdut e jo humanist. Tipat si ky fshijne bythen me betimin e Hipokratit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *