• |
ide | kryesore

Nga Olimpiada 1924 te penalltia e Jorginho: sfida shekullore mes Italisë e Zvicrës

Sport
Jorginho


Mund të jetë për shkak të afërsisë nga pikëpamja territoriale, mund të jetë për shkak të afiniteteve kulturore, por Zvicra është kombi me të cilin Italia është përballur më shumë herë në histori e që tani do ta gjejë përballë në 1/8 e Euro 2024. Duke filluar nga 15 maji 1910 kur Italia bëri debutimin e saj në Arena Civica në Milano kundër Francës, të kaltrit janë përballur gjashtëdhjetë e një herë me zviceranët, duke triumfuar 29 herë, me 24 barazime dhe 8 humbje. Një rekord, duke pasur parasysh se skuadrat e tjera me të cilat italianët kanë luajtur më shumë janë Franca dhe Gjermania, me 41 ndeshje. E emblematike mbetet penalltia e humbur nga Jorginho.

PRECEDENTËT

Nëse ndeshja e parë daton në 7 maj 1911, 2-2 në Arena Civica në një miqësore me golat e Gustavo Carrer dhe Arturo Boiocchi për Italinë, ndeshja e fundit është 1-1 i famshëm në 12 nëntor 2021 në Olimpico me fantazistin Jorginho protagonist i penalltisë që çoi në përjashtimin e të kaltërve nga Kupa e Botës 2022. Saktësisht dy muaj më parë mesfushori i Arsenal kishte bërë një tjetër gabim nga pika e bardhë duke hedhur në duart e Yann Sommer, mundësinë e vajtjes në Katar, në barazimiin steril 0-0 në Bazel.

Këta precedentë nuk janë gjë tjetër veçse kujtime të këqija që shkojnë paralelisht me eliminimin në çerekfinale të Lojërave Olimpike të Parisit 1924 ose “skalpin e dyfishtë” në tokën e tyre në Kupën e Botës 1954, kur, pas humbjes në debutim, nuk mjaftoi një rezultat i pastër 4-1 ndaj Belgjikës për të kaluar raundin, duke përfunduar me pikë të barabarta me zviceranët, që eliminuan Italinë edhe në play-off me të njëjtin rezultat.

Lexo më tej: Video/ Fullkrug shpëton Gjermaninë në minutën e 91’: Zvicra mbetet e dyta, Hungaria eliminon Skocinë

Në mes, nuk mund të mungojë 1-0 në Bernë gjatë kualifikueseve të Kupës së Botës 1994 me skuadrën e drejtuar nga Arrigo Sacchi, që duhej të superonte veten në ndeshjet e mëpasshme për të shmangur një eliminim të parakohshëm të bujshëm. Megjithatë, ajo që bie në sy janë fitoret që kanë munguar në njëzet e pesë vitet e fundit. Nga viti 1999 e deri më sot Italia ka arritur të imponohet vetëm dy herë, në 2003 në një miqësore dhe në 2021 në grupin e atij kampionati evropian triumfues me goditjen e Manuel Locatelli dhe golin e Ciro Immobile.

MAKTHI I PENALLTISË SË JORGINHO

Në këtë pikë mund të thuhet se një fitore e mundshme në 1/8 mund të jetë e favorshme për rrugën e të kaltërve drejt finales në Berlin, edhe përballë një tabele që mund ta vendosë kundër Anglisë në çerekfinale dhe Holandës në gjysmëfinale. Kush e di nëse fitorja do të jetë e mjaftueshme për të ngritur sërish trofeun tre vjet pas finales së Wembley. Por fillimisht Italia duhet t’i imponohet Zvicrës dhe të fshijë kujtimet e këqija që lidhen me penalltinë e Jorginho.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *