• |
ide | kryesore

Olsi Rama në SPAK për kallëzimin ndaj Gazment Bardhit

Arkiva, Lajme, Të fundit


Vëllai i kryemnistritt Edi Rama, Olsi Rama ishte në SPAK paraditen e sotme për të marrë përgjigje në lidhje me kallëzimin për shpifje që ka bërë për Gazment Bardhin dhe akuzat e deputetit të opozitës për përfshirjen në një grup trafikantësh të kokainës..

Olsi Rama tha se nuk ka lidhje me bosët e krimit të përfshirë në çështjen ‘Xibraka’, ndërsa ende nuk e kishte hapur zarfin me përgjigjen e SPAK për kallëzimin e tij.

“Nuk e di se çfarë ka vendosur prokuroria për kallëzimin tim. Do e shoh dhe do ju njoftoj nëse është e domosdoshme. E kam bërë kallëzimin se është bërë një manipulim i madh. S’kam asnjë çerek lidhje me bosët e Xibrakës. Dëgjo, ju e dini shumë mirë se i kujt është automjeti. Ia kam marrë një personi në atë kohë për të bërë dy ditë udhëtim në Selanik. I kam mohuar të gjitha, se nuk ka asgjë të vërtetë. Do të vij sa herë të jetë nevoja.”, tha ai.


3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *