• |
ide | kryesore

OMONIA akuza GJKKO e SPAK: Fshehën vendimin e 26 prillit që provoi falsifikimet ndaj Belerit

Arkiva, Lajme, Të fundit
belerin, Omonia


Organizata OMONIA në Himarë ka akuzuar sot Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe SPAK-un për fshehjen e vendimit të dhënë nga gjyqtarja Elsa Ulliri më 26 prill, për procesin ndaj Fredi Belerit. Sipas OMONIA-s në këtë vendim u evidentuan falsifikimet dhe manipulimet kundër kryebashkiakut të zgjedhur në Himarë, Fredi Beleri.

“OMONIA Himarë shpreh keqardhjen dhe shqetësimin e madh që segmente të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë së Posaçme të vëna në shërbim të Kryeministrit Rama dhe në rolin e shërbëtorëve kamikazë mbajtën fshehur vendimin e datës 26 prill dhënë nga gjyqtarja Elsa Ulliri në të cilin u evidentuan falsifikimet dhe manipulimin e kryera në funksion të procesit gjyqësor kundër kryebashkiakut të zgjedhur me votë në Himarë, Fredi Beleri”.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat OMONIA e cilëson fars hetimin ndaj Belerit dhe të montuar politikisht.  Sipas saj në vendimin e 26 prillit provohet se prokurorë, gjyqtarë dhe policia e Vlorës kanë falsifikuar provat dhe gjithë akuzën në ngarkim të Belerit.

“Ky vendim që zhbën gjithë hetimin farsë dhe procesin e montuar në ngarkim të z. Beleri u vonua me qëllim që Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të dënonte padrejtësisht z. Beleri dhe të zhvaste mandatin e tij të fituar me votë të lirë. Vendimi i Gjyqtares Ulliri provoi katërcipërisht se Arsen Rama, i ashtuquajtur bashkëpunëtori i policisë ka dhënë dëshmi të rreme dhe ka manipuluar në bashkëpunim me Policinë e Shetit  procesin hetimor në ngarkim të z.Beleri. Së dyti, ky vendim gjen të provuar se prokurorë, gjyqtarë dhe policia e Vlorës  kane falsifikuar provat dhe gjithë akuzën ne ngarkim të z. Beleri duke u vënë në shërbim të Kryeministrit Rama që nxitoi të shfaqte për dite me radhë armiqësinë dhe tërbimin e tij kundër kandidatit të opozitës në zgjedhjet lokale në Himarë”.

OMONIA paralajmëron se procesi ndaj Belerit do të zbardhet shumë shpejt, ndërsa akuzon SPAK-un si zgjatim të partisë në pushtet.

“Siç ka paralajmëruar më herët në qëndrimet e veta OMONIA Himarë, ky proces i stisur keq e me nxitim, por i ekzekutuar me verbëri politike nga një segment i drejtësisë gjoja të re, por të kapur politikisht nga Kryeministri Rama do të zbardhet shumë shpejt. Ky proces politik që përfundoi me vjedhjen e mandatit të Opozitës në Himarë dhe dënimin padrejtësisht të Fredi Belerit do të jetë turpi dhe njolla e errët e SPAK –ut, por edhe prova se një segment i tij është veçse një zgjatim i partisë në pushtet. Ekzekutorët e këtij komploti që tjetërsuan dhe po tjetërsojnë vullnetin e qytetarëve të Himarës me metoda ekstraligjore, policeske, me të deleguar që fatin e Himarës e luajnë në ruleta kazinosh  e me kamaleonë politikë që nuk dinë akoma pas 30 vjetësh me kë parti janë, do ta marrin përgjigjen shpejt! Nuk ka e nuk do të ketë asnjë hap pas deri në zbardhjen e plotë të këtij krimi politiko mafioz të konsumuar nëpërmjet Prokurorëve e Gjyqtarëve të kapur politikisht. “Drejtësisë së Re“ të Ramës iu çorr përfundimisht maska!! S’ka drejtësi pa votë të lirë! S’ka shtet ligjor me gjyqtarë shërbëtorë! Respekt maksimal për gjithë gjyqtarët e ndershëm e me integritet që i janë përkushtuar drejtësisë!”, thuhet në deklaratën e OMONIA-s.


2 Comments

  1. Himara Autonome
    Gjiqet fallc te shtetit shqipetar ne krahine te Himares dhe vkrimet shqipetare
    Do te marin fund
    Kur Himara te fitoje lirine e saj
    Sot e 100vjet Himara esht e pushtuar dhe e shkateruar nga banditizmi dhe Uliganet e politikes se shqiperis
    Ata mundohen me gjiqe fallc dhe vjedhje tokash dhe vepra te tjera te shtetit
    Te cilt miratohen nga nje kuvendkriminelesh dhe hajdutesh
    Masakrojne Himaren dhe Himarjotet
    Evropa demokratike duhet te kupetoje se rracizmi politik fetar shqipetar esht ka wen dhe vazhdon te jet
    Armiku ipopullit Grek Himarjot dhe vorjo ipirot
    Cpopullarizimi i Himares dhe mbi popullarizimi i Himares me popullate ekstremistesh politikane kriminsl
    Tregon de fakto mos lejimin e egzistences greke ne Himare dhe vorjo Ipiro
    Lufta klasike politike kriminale shqipetare paraqiyet ne cdo veprim kriminal ku i behet Himares
    SI NE TE DREJTEN E KULTURES EGZISTENCES PRONES DHE NE BARAZINE LIGJORE DEMOKRATIKE
    SHQIPETARET DHE DASHKEQESIT E himares dhe te vorjo ipiros per interesa personale jo Himarjote
    Sot ata jane bisnesmene ose pashallaret eqeveris shqipetare ne pronen dhe te drejten Himarjote
    Kejo katastrofe duhet ndaluar nga Evropa dhe dashmiresit e saj
    Qe himara dhe Himarjotet te mos shuhen nga pronat e tire dhe harta e Helenizmit
    Himara i ka rrezistuar pushtimeve te huaja dhe propogandave dashkeqese te mbare Helenizmit duke e bashkangjitur nen ombrellen e shtetit shqipetar terorist islamo komunist

    1. Po ta kishe shkruar greqisht e kishim fut te google translate per ta perkthyer. Po keshtu si e ke shkruar nuk merret vesh asgje pervec faktit qe je grek dhe ke shume mllef.
      Beleri u denua me vendim te formes se prere.
      Persa i perket vendimit te zonjes Ulliri ai lidhet me nje tjeter gjykim.
      Mbrojtja e Belerit e ka ngritur ceshtjen. Ata duhej te kishin kerkuar pezullimin e gjykimit ne apel si mase sigurie deri ne perfundimin e gjykimit lidhur me provat qe pretendonin se ishin te manipuluara.
      Nese ata nuk e kane kerkuar do te thote qe ishin me te interesuar te ngrinin pluhur sesa te prisnin nje gjykim te paanshem. Gjykata e Apelit nuk eshte njoftuar nga mbrojtja per ceshtjen e hapur pasi mbrojtjes nuk i intereson fati i Belerit por tymnaja politike qe eshte ngritur nga greket.
      Pra meqe eshte ne mase sigurie burg pa afat le te denohet dhe keshtu na jep mundesine te peshtyjme apo vhellim vrer mbi gjykaten e apelit te cilen Omonia e akuzon se nuk ka marre ne konsiderate nje ceshtje e cila nuk i eshte paraqitur si argument nga mbrojtja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *