• |
ide | kryesore

Të dhënat e Censit: Në Shqipëri ka rreth 23 mijë grekë. 99.4% e popullsisë është me kombësi shqiptare

Arkiva, Lajme, Të fundit
Të dhënat e Censit: Në Shqipëri ka rreth 23 mijë grekë. 99.4% e popullsisë është me kombësi shqiptare


Sot u publikuan rezultatet e Censit të popullsisë për vitin 2023. Gjetjet janë interesante dhe sipas shifrave që prezantoi kreu i INSTAT, Elsa Dhuli në Shqipëri jetojnë 2 402 113 banorë. Ndërkohë, sa i përket besimit fetar, 4 përqind janë përgjigjur se janë ateistë, 1.1 milionë myslimanë, katolikë 202 mijë, ortodoksë 174 mijë, bektashinj 116 mijë. Bie në sy se numri i besimtarëve të deklaruar të krishterë të besimit katolik janë më shumë se ata ortodoksë.

Fetë

Mysliman – 1.101.718
Mysliman-Bektashi 115.644
Krishterë-katolikë 201.530
Krishterë – Ortodoks 173.645
Ungjillorë – 9658
Tjetër besim – 3670
I pacilësuar – 332.155
Ateist – 85.311
Nuk përgjigjen – 244.331
Nuk disponohet – 134.451

Minoritetet

Grekë – 23 485 persona

Egjiptianë – 12 400 persona

Romë – 9 800 persona

Bullgarë – 7 100 persona

Boshnjakë – 3 mijë persona

Maqedonas (Maqedonia e Veriut) – 2281 persona

Arumunë – 2 500 persona

Nuk janë përgjigjur – 134 451 persona


4 Comments

  1. Me ligj është pakicë se s’mund të quhen me kombësi shqiptare. Kjo vlen jo vetëm për grekët po për çdo entitet tjetër!!!

  2. Mos na cajne trapin mitsotakisat januklatosat dhe tradhetaret e kombit qe per dy aspra vetshpallen greke
    Shqiperia e shqiptareve ne te semes tradhetareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *