• |
ide | kryesore

Thyhet rekordi i Brazil 2014: katër trajnerë nga një shtet prezantohen në 1/8 e finaleve

Sport
Brazil


Futbolli italian po jep leksione në Kampionatin Evropian, edhe pse më shumë se në fushë, nga pankina, duke thyer një rekord të ri. Këtë herë nuk bëhet fjalë për gola të shënuar, asiste apo veprime të paharrueshme, por duhen hedhur sytë nga pankinat e ekipeve kombëtare që ende konkurrojnë në 1/8 e Euro 24 për ta kuptuar. Katër trajnerë italianë kanë kaluar me ekipet e tyre në fazën e eliminimit direkt dhe është një rekord absolut, duke kaluar atë të Brazil 2014.

Bëhet fjalë për njeriun që drejton Italinë, Luciano Spalletti, e që në debutim mposhti Shqipërinë. Tekniku i të kaltërve e siguroi kualifikimin për në fazën me eliminim direkt vetëm 27 sekonda nga bilbili i fundit falë kryeveprës së realizuar nga Zaccagni. Në pankinën e Turqisë është Vincenzo Montella, ish-tekniku i Romës dhe Fiorentinës, që arriti në fazën e 16 më të mirëve duke mposhtur Çekinë dhe duke përfunduar Grupin F në vendin e dytë. Pastaj është Francesco Calzona, trajneri i Sllovakisë dhe ish-trajneri i Napolit, që në 1/8 duhet të përballet me Anglinë e Southgate, e cila nuk ka shkëlqyer deri më tani. Së fundi, Domenico Tedesco, trajneri i Belgjikës, u kualifikua në fazën me elimimin si vendi i dytë dhe tashmë me ekipin e tij do të përballet me Francën, një nga favoritët për të fituar këtë kampionat europian.

Një rekord që e bën futbollin italian krenar, duke thyer rekordin e mëparshëm të Gjermanisë dhe Argjentinës në Kupën e Botës 2014 në Brazil dhe sërish nga kjo e fundit në kompeticionin e mëparshëm botëror në Afrikën e Jugut në 2010. Në fakt, ishin 3 trajnerë nga e njëjta kombësi, të pranishëm në fazën e eliminimit të drejtpërdrejtë në atë turne.

KUJT I PËRKISTE REKORDI

I pari ishte Jürgen Klinsmann, i lindur në Goppingen, trajner i Shteteve të Bashkuara në Kupën e Botës Brazil 2014. Gjithashtu i pranishëm në të njëjtën garë, Ottmar Hitzfeld, i lindur në Lorrach, trajner i kombëtares zvicerane. Në Kupën e Botës në Brazil ishte edhe Joachim Löë, trajner i Gjermanisë, i cili edhe fitoi trofeun.

Lexo më tejVideo/ Müldür-Güler super, 3-1 ndaj Gjeorgjisë: dy xhevahirët zbukurojnë ditëlindjen e Montellas

Argjentinasit të pranishëm në vitin 2014 ishin Alejandro Sabella, trajner i kombëtares së Argjentinës, José Pekerman, trajner argjentinas në pankinën e Kolumbisë dhe Jorge Sampaoli, trajneri i Kilit, i cili sfidoi Brazilin në 1/8. Rekordi, në fakt, mbahej vetëm nga Argjentina në Kupën e mëparshme të Botës në 2010, të luajtur në Afrikën e Jugut. Vetë Pibe de oro ishte i pranishëm si trajner i kombëtares së Argjentinës, i cili më vonë u shkarkua. Aty ishin edhe Gerardo Martino, trajneri i Paraguait dhe Marcelo Bielsa, trajneri i Kilit që sfidoi Brazilin në 1/8.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *