• |
ide | kryesore

Video/ E pabesueshme, tifozi hidhet nga tribuna mbi Cristiano Ronaldon: e shpëton truproja

F1, Sport, Video
Cristiano


Invazionet e fushës nga tifozë të etur për të takuar idhujt e tyre, apo qoftë edhe për tu bërë protagonist, kanë qenë të shumta në këtë Euro 2024. Problemet e sigurisë në stadiumet gjermane vazhdojnë të jenë evidente dhe këtë herë mund të kishte patur kosto shumë më të madhe se thjesht ndërprerja e ndeshjes. Cristiano Ronaldo ka rrezikuar shumë, pikërisht kur po i drejtohej tunelit të dhomave të zhveshjes.

Pas ndeshjes kundër Turqisë, në të cilën pesë tifozë hynë në fushë për të bërë një selfie me yllin portugez dhe pas së cilës UEFA njoftoi se kishte vendosur masa sigurie, historia është përsëritur. Në fund të ndeshjes kundër Gjeorgjisë, Cristiano Ronaldo ka përjetuar një moment që ndoshta nuk e kishte imagjinuar kurrë. Në fakt, teksa po largohej nga fusha, një tifoz në përpjekje për tu afrua te ai, u hodh nga tribuna drejt shkallëve. Portugezi ishte pa mendje dhe rrezikoi që të shkelmohej në fytyrë, por ndërhyrja e truprojës ishte vendimtare.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *