• |
ide | kryesore

Video/ Historia, kur Ronaldo shkoi në Tbilisi si superstar: por 11 nga ata fëmijë tani e mundën

F1, Sport, Video
Ronaldo


Kush e di nëse disa prej tyre nuk e kanë menduar atë pasdite të vitit 2013. Ndoshta në tunelin e dhomave të zhveshjes, duke hyrë në fushë, apo duke takuar shikimin e portugezit, mendimi mund të ketë shkuar atje. Në atë ditë kur Cristiano Ronaldo mbërriti në Tbilisi si yll, për të inauguruar akademinë e re stërvitore të futbollit që Dinamo kishte ngritur në kryeqytetin gjeorgjian. Ai e bëri i rrethuar nga një turme djemsh që e adhuronin. E në Gjeorgji-Portugali 2-0 më 26 qershor 2024, njëmbëdhjetë prej tyre ishin aty përballë, gati për të përmbushur një ëndërr.

TAKIMI ME CR7

Por le të bëjmë një hap prapa dhe t’i marrim gjërat me radhë. Ishtë fillimi i korrikut 2013, Cristiano ishte lojtari më i mirë në botë dhe menjëherë pas kësaj ai do të fitonte Topin e Artë të dytë. Portugezi u ftua në Tbilisi për të inauguruar Akademinë dhe u prit nga Shevchenko dhe Kaladze. Bisedoi me fëmijët, ndaloi për të dhënë autografe dhe për të bërë foto. Ka nga ata që hapnin rrugën dhe nga ata që shpresonin të marrin një firmë dhe të futen në fotografi.

Një e tillë tregon djemtë që grumbullohen rreth CR7 dhe mund të dallohet fytyrën e Kvaratskhelia, që shfaqet në sfond. Ai është vetëm një fëmijë, por tiparet janë të njëjtat. Kampioni portugez do të qëndronte në Gjeorgji për dy ditë. Pasi preu shiritin në qendrën e re sportive të Dinamo Tbilisi, në fakt, në mbrëmje u ul në tribuna me rastin e 90-vjetorit të Dinamo Moskë, e cila sfidonte Dinamon Tbilisi pikërisht aty.

KVARA E TË TJERËT

Nga 26 të grumbulluarit nga Sagnol, njëmbëdhjetë ishin atje atë ditë, në pritje të ardhjes së superyllit të Real Madrid. Aty ishin dy portierët, Mamardashvili dhe Gugeshashvili, mbrojtësi Kakabadze dhe një mori mesfushorësh, duke përfshirë edhe numrin 10 Chakvetadze. E pastaj ylli Kvara. Para mbrëmjes së djeshme, anësori i Napolit nuk ishte përballur kurrë me portugezin Ronaldo dhe kishte deklaruar vazhdimisht se ëndrra e tij ishte ta takonte.

Lexo më tejVideo/ E pabesueshme, tifozi hidhet nga tribuna mbi Cristiano Ronaldon: e shpëton truproja

Pas ndeshjes (të fituar nga kombëtarja e Sagnol 2-0), në rrjetet sociale nuk munguan videot në të cilat gjeorgjiani gëzohet duke veshur fanellën e idhullit të tij. E kush e di, nëse do ta ketë kujtuar atë ditë kur e admiroi me sy ëndërrimtarë. Sot ai mund t’i hapë ato dhe të shikojë realitetin. Ai shënoi kundër Cristiano Ronaldo, duke e çuar vendin e tij në raundin e 16 më të mirëve për herë të parë në histori. Më pas të dy bënë një foto me njëri-tjetrin në tunel, 11 vjet nga foto e parë.


2 Comments

  1. Shkrim komplet idiot, tipik shqiptar qe ishin te bindur se do e kalonin spanjen , o idiot shkrues po njerzimi ka etapa biologjike ,sidomos ne futboll ndihet me teper me kalimin e moshes ronaldo per treguesit qe ka i ha mutin me i miri, …….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *