• |
ide | kryesore

Zbulohet parcela me kanabis në Pukë, një i arrestuar

Arkiva, Lajme, Të fundit


Një operacion anti-drogë është zhvilluar në Pukë, ku janë asgjësuar 183 bimë kanabisi. Ndërkohë është arrestuar edhe autori i kultivimit të bimëve narkotike. Gjithashtu vijon puna për identifikimin, kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i Policisë:

Pukë/Vijon intensivisht megaoperacioni policor kombëtar i koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Nga kontrollet intensive të territorit, gjenden në fshatin Gojan i Vogël dhe asgjësohen, 183 bimë cannabisi. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Në vijim të megaoperacionit kombëtar policor, të koduar “Territor i pastër”, u evidentua dhe u godit një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Gojan i Vogël, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjetën dhe asgjësuan 183 bimë cannabisi.

Si rezultat i hetimeve dhe i veprimeve profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, shtetasi N. N., 29 vjeç, banues në fshatin Gojan i Vogël.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *