• |
ide | kryesore

Aksident në minierën e Bulqizës, i plagosuri rëndë transportohet drejt Tiranës (Emri)

Arkiva, Lajme, Të fundit


Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në minierën e Bulqizës. Mësohet se njëri prej minatorëve është plagosur rëndë në një prej galerive private të minierës.

Si pasojë i plagosuri është nisur menjëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, me helikopter. I aksidentuar është identifikuar si Vaid Neziri, i cili punonte si minator. Gjatë punës, një masiv kromi është shkëputur duke e zënë poshtë.

Fillimisht i aksidentuari është pikasur nga kolegët e punës të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen nga fronti i punës, ku më pas është dërguar drejt spitalit të Bulqizës ku i është dhënë ndihma e parë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *