• |
ide | kryesore

Arrestohet Astrit Avdylaj, kreu i grupit kriminal të Shijakut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Kreu i grupit të Shijakut, Astrit Avdylaj, është arrestuar nga Policia.

Burimet nga Blutë konfirmojnë se ai është arrestuar në Shijak, pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit ‘Revanshi’.

Avdylaj dilte në bisedat e aplikacionit Sky Ecc të dosjes ‘Metamorfoza 3’, teksa komunikonte me personazhe të tjerë të botës së krimit për vrasjen e Durim Bamit.

Dyshohet se Avdylaj kishte siguruar kushtet për Ervis Martinajn, ish-deputetin socialist Arben Ndoka dhe personazhe të tjerë të botës së krimit, për vrasjen e ‘të fortit’ të Niklës, Durim Bamit.

Pra akuza me të cilën do të duhet të përballet Astrit Avdylaj, i njohur edhe si Niçe, është ajo e ‘sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, në kuader të grupit të strukturuar kriminal’.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *