• |
ide | kryesore

Dëmtoi makinën e policisë dhe kërcënoi oficerin, arrestohet 29-vjeçari në Fier

Lajme, Të fundit


Policia në Fier ka arrestuar një 29-vjeçar. Mësohet se i riu ka goditur automjetin e policisë, në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Kjo ka shkaktuar plagosjen e dy personave, mes tyre një efektiv policie.

Shkak është bërë bllokimi i një gomoneje, në të cilin ky shtetas ndodhej pasagjer.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Fier arrestoi  shtetasin:

-Sh. G., 29 vjeç, banues në fshatin Ndërmenas, për veprat penale “Kanosje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i Pronës”, dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Ky shtetas ka dëmtuar automjetin e Policisë të Postës Kufitare Hoxharë, si dhe ka kanosur oficerin e Policisë që po drejtonte automjetin, pasi në Postën Kufitare Hoxharë nga Policia Kufitare ishte bërë bllokimi i një mjeti lundrues tip gomone në pronësi të shtetasit J. Xh., në të cilin ndodhej edhe shtetasi Sh. G. Në momentin që ka dëmtuar mjetin e Policisë, ky shtetas qarkullonte me automjetin e tij dhe shërbimet e Policisë gjatë kontrollit  i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të vogël lende të dyshuar narkotike, cannabis sativa.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *