• |
ide | kryesore

Euro 2024, nisin 1/8: Italia në provimin zviceran, Gjermania përballë fortesës daneze

F1, Sport
Euro 2024


Ndër skuadrat që u kualifikuan në fazën e 16 më të mirave të Euro 2024, Italia e Zvicra është një nga kombinimet më të vështira. E dyta në grupin e saj, skuadra e Murat Yakin luajti me idenë për t’u kualifikuar si e para deri pak sekonda para përfundimit të ndeshjes kundër Gjermanisë. Goli i Fullkrug dërgoi zviceranët në anën e djathtë të tabelës, duke i rezervuar Italisë një kundërshtar shumë të vështirë. Jo se Gjermania ishte ndryshe. Skuadra e Nagelsmann, nga ana tjetër, peshkoi Danimarkën, një skuadër që në grup askush nuk e mundi dot.

ITALIA, HAKMARRJE PËR BOTËRORIN

Një sfidë, ajo mes të kaltërve dhe zviceranëve, që ka aromën e hakmarrjes. Nëse në Europianin e kaluar ishte kombëtarja e teknikut Mancini ajo që mbizotëroi, dy ndeshjet kualifikuese për Botërorin e Katarit – për fat të keq – kanë përfunduar në histori. Dy penallti të humbura nga Jorginho dhe Italia shkoi në play-off kundër Maqedonisë, ndaj të cilës përfundoi e eliminuar.

Në këtë pikë, ndeshja e kësaj mbremje është një provë e vërtetë për Italinë: tani i takon të kaltërve të vendoinë nëse do të marrë diplomën e maturisë apo ta provojë përsëri në qershor 2028. Kush e di se si e përjetuan futbollistët e Italisë natën para ndeshjes, mes vështirësive të grupit dhe ëndrrës për tu rikthyer në shtëpi me trofeun e dytë kontinental radhazi, që do të kishte diçka shumë e veçantë.

FORMACIONET E MUNDSHME

ITALIA (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Mancini, Bastoni, Darmian; Barella, Fagioli, Cristante; Chiesa, Scamacca, El Shaarawy.

ZVICRA (3-4-2-1): Sommer; Schar, Akanji, Rodriguez; Stergiou, Freuler, Xhaka, Aebischer; Ndoye, Rieder; Embolo.

Lexo më tej: Nga Olimpiada 1924 te penalltia e Jorginho: sfida shekullore mes Italisë e Zvicrës

DY TË PAMUNDURA PËRBALLË

Në orën 21.00 në Sigal Iduna Park në Dortmund, Gjermani do të kërkojë të harrojë sa më shpejt barazimin me fat kundër Zvicrës. Kundërshtari i 1/8 është Danimarka e rrezikshme e Eriksen. Skandinavët nuk kanë humbur asnjë ndeshje deri tani në Euro 2024, ashtu si edhe Gjermanët në fakt. Danimarka u kualifikua me tre pikë, duke marrë tre barazime kundër Anglisë, Serbisë e Sllovenisë.

Gjermania, nga ana tjetër, pas dy fitoreve që i futën frikën rivalëve për trofeun, zbuti pretendimet përballë Zvicrës, që e detyroi në një 1-1 të arritur vetëm në fund me golin e Fullkrug. Tani, Nagelsmann duhet të mendojë të kalojë fortesën daneze, për të arritur në çerekfinale të turneut.

FORMACIONET E MUNDSHME

GJERMANIA (4-2-3-1): Neuer; Kimmich, Schlotterbeck, Rudiger, Mittelstadt; Kroos, Andrich; Musiala, Gundogan, Wirtz; Havertz

DANIMARKA (3-4-1-2: Schmeichel; Andersen, Christensen, Vestergaard; Bah, Hojbjerg, Delaney, Maehle; Eriksen; Hojlund, Wind


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *