• |
ide | kryesore

“Jemi të dekurajuar”, ambasadori amerikan në Beograd i zhgënjyer nga takimi Kurti-Vuçiç

Arkiva, Lajme, Të fundit


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill u shpreh se ndjehet i dekurajuar për faktin se të mërkurën në Bruksel nuk arrit të bëhej një takim mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Gjithashtu Hill shtoi se SHBA vijon të mbështesë dialogun në Bruksel duke e quajtur si rruga e vetme për zgjidhjen e situatës mes dy vendeve. Më tej ai tha se qëllimet e BE-së në procesin e dialogut janë të qarta normalizimi i marrëdhënieve, që është ligjërisht i obligueshëm.

“Jemi pak të dekurajuar aktualisht. Ne me të vërtetë përkrahim dhe vazhdojmë ta përkrahim procesin e BE-së dhe dialogun e Brukselit. Ne mendojmë që kjo është mënyra e duhur, në fakt mënyra e vetme. Mendoj që duhet të ketë një përpjekje të vërtetë për të bërë progress, sepse, e dini, ka shumë muaj që nuk po ndodhë shumë. Kështu që, mendoj se kemi disa problem me këtë. Jam i kënaqur që pala serbe ishte e gatshme të bisedojë. Është e rëndësishme.

“Epo, fillimisht, unë vetëm po përsëris qëllimet e Bashkimit Evropian për dialogun. Qëllimet janë shumë të qarta ata duan normalizim gjithëpërfshirës, normalizim që është ligjërisht i detyrueshëm. Në fjalë të tjerë, nuk mund të ketë normalizim të martën, dhe të mërkurën të mos funksionojë. Për këtë arsye, normalizim gjithëpërfshirës ligjërisht të obligueshëm. Është një detyrë e madhe. Mendoj që është shumë e vështirë për ta arritur këtë, siç tregojnë edhe ngjarjet e muajve të fundit. Sa për të ardhmen, të shohim se çka ndodhë. Mendoj që normalizimi gjithëpërfshirës është parakusht për gjithçka. Shpresoj që mund ta shohim të realizohet.


2 Comments

  1. O amerikan idiot apo i korruptuar nga serbët.

    Serbia për 100 vjet të paktën, nuk do të jetë KURRË perëndimore, dhe sa ju ti përkëdhelni menderen kështu do të bëjnë, si të fortë.

  2. O bole.. . Nuk pin uje Rusi as Shkaju me nga ne. As nga ju! E kane ndare mendjen te jene skllever vetem te bindjeve dhe nacionalizmit te shfrenuar te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *