• |
ide | kryesore

Reagon mjeku i skandalit te Onkologjiku: Jetoj çdo ditë me vuajtjet e pacientëve

Arkiva, Lajme, Të fundit


Pas skandalit të zbuluar në spitalin e Onkologjikut, ka reaguar për herë të parë publikisht mjeku i akuzuar, Edmond Gashi.

Në një postim në Facebook, bërë në orët e vona të mbrëmjesh së të premtes, ai shprehet se ndaj figurës së tij po hidhet baltë dhe se duhet t’i lihet në dorë drejtësisë të zbardhë të vërtetën.

Ai shkruan se edhe mjekët gabojnë, por shton se ai u është përgjigjur pacientëve dhe se “jeton me vuajtjet e tyre”. Sipas tij është e drejta e pacientit të zgjedhë të shkojë në klinikë private, dhe se ai ka detyrim t’i përgjigjet.

Postimi i plotë:

Ndjej detyrimin dhe përgjegjësinë morale para familjes time, pacientëve, kolegëve dhe stafit mjekësor të Onkologjikut, qytetarëve të vendit tim, të sqaroj disa të pavërteta të nxitura nga portale anonime dhe gazetarë keqdashës në adresë të personit tim.

E kam thënë që në krye të herës dhe e përsëris, si mjek udhëhiqem në punën time nga ai betim që më shoqëron prej ditës së parë që kam hedhur mantelin e bardhë mbi supe. Mjeku bën detyrën e tij që është trajtimi dhe referimi i pacientit për çdo rast që paraqitet për një problematikë shëndetësore. Mjeku nuk di ta mbyllë telefonin apo derën e dhomës së vizitave e konsultave.

Mjeku nuk ka orar pune, por përgjigjet atëherë kur pacienti e kërkon që të luftojnë të dy së bashku sëmundjen. Si mjek kirurg kam përballuar numrin më të madh të ndërhyrjeve kirurgjikale në spitalin publik dhe 90% e tyre janë operacione të suksesshme. I ka të dhënat Onkologjiku dhe QSUT-ja, verifikojini dhe binduni për çdo dyshim.

Distancohem ndaj çdo tendence keqpërdorimi të emrit tim nga interesa të mirëfillta okulte.

Le t’ia lëmë hetimit të zbardhë të vërtetën, besimi im ndaj institucioneve ka qenë dhe mbetet primar. Jo pa qëllim ditën e djeshme unë kam mbërritur para ambienteve të Gjykatës në orarin e përcaktuar nga kjo Gjykatë, duke iu përgjigjur hetimit dhe institucioneve.

Sërish u sulmova dhe atakova padrejtësisht pse me mua nuk ishte edhe Policia(?) Kësaj nuk di t’i jap shpjegim.

Unë respektova orarin dhe u gjenda aty në përgjigje të institucionit. Në përfundim të seancës, po njësoj jam larguar nga ambientet e Gjykatës dhe dikujt mund të mos i ketë pëlqyer pse zgjodha derën tjetër.

Gjykova se është më e drejtë të shmang të gjitha ato “topa balte” të pamerituara që janë lëshuar e lëshohen drejt meje. Kam respektuar masen e caktuar nga Gjykata.

Oficeri i Policisë ka trokitur në derën time dhe unë kam qenë në banesë, është lehtësisht e verifikueshme. Por siç duket mediave që shpifin dhe përbaltin, faktet nuk i interesojnë.

Kam pritur të ndalet mllefi i pakuptimë ndaj një mjeku, prindi dhe familjari, por jo. E jam i bindur se as nuk do të ndalet edhe pas këtij momenti që po bëj reagimin e parë publik.

Portale, media apo gazetarë me qëllime dhe mision të mirëfilltë dashakeqës po tentojnë të shantazhojnë drejtësinë dhe ta kthejnë atë në “mashë” në duart e veta, për realizimin e asaj që është lehtësisht e kuptueshme pse po e bëjnë.

Po tentohet te denigrojn figuren e një mjeku, një profesionisti të shëndetësisë që ka qenë derë e hapur për qindra pacientë dhe që ka vuajtur njësoj me dhimbjet e pacientit.

Trajtimi shëndetësor i një pacienti në klinikë private është zgjedhje dhe e drejtë e tij. Mjeku ka për detyrë t’i përgjigjet njësoj, me të njëjtin përkushtim si në shtet ashtu edhe në privat. Ligji dhe statusi i mjekut nuk e ndalon një mjek të punojë në shtet dhe në privat. Ndjej keqardhje për këtë keqkuptim të krijuar dhe përhapur qëllimisht për interesa të kush e di se kujt.

Nuk synoj që, nga këto radhë shkrimi sqarues, t’iu mbyllet goja pasionantëve të sharjeve në rrjet.

Sharësit do vijojnë të shohin të bardhën të zezë, të mbjellin mjegull, të shtrembërojnë të vërtetën.

Intensiteti i sharjeve edhe mund të rritet nga mendjet e ngrysura dhe të errësuara nga urrejtja patologjike që po na avitet si shpagim për “mëkatet” dhe “krimet” e pakryera. Si qenie njerëzore edhe mjeku është i gabueshëm. Të luftosh me sëmundjen e dukshme dhe të padukshme, me plagët e vuajtjes çdo ditë, me qindra pacientë, të cilët shpresën e vetme e shohin te mjeku, nuk është aspak e lehtë.

Ma besoni! Po të trajtohet drejt dhe të ketë vullnet për të çuar në dritën e transparencës çfarë nuk funksionon te Onkologjiku, le të bëhet hetim i gjithanshëm dhe i plotë. Nuk jam në pozicionin e akuzuesit e as të denoncuesit, i takon drejtësisë të zbardhë të vërtetën dhe në fund të bëjë atë që i takon: Drejtësi!

Gjej rastin të falenderoj nga zemra qindra pacient që më shkruajn çdo ditë në emër të punës dhe përkushtimit tim si Mjek.


13 Comments

  1. Nuk ke sqaruar disa gjera thelbrsote, ndermjet te tjerash çeshtjen e ilaceve te kimios, zoteri..nese ti nuk je i perfshire, mjafton te thuash qe tenderat apo pazaret i kane rrenjet me thelle. Tek kreret e institucioneve. Mos gjyko gazetaret as ndjekesit e rrjeteve.

    1. Epo edhe ju ia fusni pordhes. Nuk ka mundesi qe keto te kene pervetesuar ilace pa ndihmen e farmacistit. Ne dijenine time nuk ka asnje farmacist te hetuar.
      Zoteri nuk eshte detyra e atij te te tregoje ty ku kane shkuar ilacet. Ai shef vetem interesin e vet.
      Kam pershtypjen qe do shfryjet si fllucke sapuni.

    2. Une per veten time nuk shkoj kurre tek ky mjek.Ky e ka tecshkruar ne balle cfar fytyre eshte.Fshatar,dopio fshatar.

  2. Ky tipi edhe kur ha veze mendon per dhimbjen qe ka pasur pula per ta nxjerre ate.
    Cjane keto budallalliqe qe thoni, mjeku pergjigjet vetem gjate orarit te punes, pas tij as nuk e rruan fare dhe eshte mese normale.
    Jua them nga eksperienca, njeriu me i dhimshur i botes po te jesh, arrin nje moment dhe mesohesh me vdekjen e pacientit, te duket pjese e punes.
    Po na tregoka pallavra ky boli.

    1. Akuza e prokurorise nuk eshte e sakt.
      Korrupsion dhe jo shperdorim detyre.Kjo e fundit perthithet nga e para. Ka edhe akuza te tjera qe duhet ta pasojne. Prokurori Vatnikaj (Felaj ) pa magjistratur ose nuk eshte i afte ose ndikohet politikisht sepse ne loje eshte sistemi…
      Me kete akuze ky ” mjek ” ka te drejte te beje hartime…

  3. Doktori paska besim te drejtesia, shume mire ath ta presim drejtesine. Mbase drejtesia do perdori dhe kete shkrim te doktorit per te verifikuar sesi i pergjigjet pacientit ne spitalin publik e ate privat, mbi te gjitha si kalon pacienti nga publiku te privati? Eshte ky kalim ne ushtrimin e te drejtes se tij per te marre sherbimin ku ai zgjedh vete apo ne ushtrimin e te drejtes per te mbijetuar semundjen duke iu nenshtruar udheheqejes se mjekut qe eshte me “i perkushtuar” ne privat sesa ne publik? Drejtesia do e tregoje, mbase tregon shume me shume ose me pak kushedi. Sdq cdo kush qe ka pasur fatin e keq te shkele ne spital nuk po pret drejtesine ti tregoje te vertete, prandaj dhe ky shoku doktor nuk e kupton “balten” qe po i hidhet per ato qe ka bere vete e shoket e shoqet e tij ne 3 dekadat e fundit.

  4. Popullsia e vendit ra me 420 mijë persona ndërmjet censeve 2011-2023, teksa mosha mesatare e popullsisë arriti në 42.5 vite, duke u plakur me 7 vjet nga 2011-a. Rënia më e madhe e popullsisë në përqindje ka ndodhur në Shkodër dhe Kukës, teksa popullsia Tiranës, gjatë kësaj periudhe, është shtuar me vetëm 1.2%.ne 2011 kur salihu vodhi zgjedhjet e bashkise tirane u be dhe censusi atehere salihu i quajti te rregullta,kur eshte vete jane bere mire,kur nuk eshte vet te tjeret bejne dallavere,nuk ka pasur dhe nuk do kete njeri me Dallkauk se ky serbi salih berisha qe i thote vetes shqiptar.Doli ky se ndigjoje salihun qe mbrojti nje kriminel me bluze tebardhe paraja te salihu perfundonte

  5. Ky eshte shume i shqetesuar se po i hedhin balte. Edhe MUT po ti hedhin ketij felliqesire eshte pak.
    Ky monster jeton çdo dite me hallin e pacienteve, keshtu thote. Nuk kam pare njeri qe te rroje me hallet e te tjereve dhe te fryhet, ne pergjithesi njerezit normal dobesohen.
    Dhe kur flet nevojtorja e ketij plehre per betimin e hipokratit hapu dhe me mire

  6. Mashtrues, hajdut, pa ndergjegje
    E para eshte i paafte profesionalisht, ka qene i paafte si student dhe si kirurg.
    Si i paafte vendin e punes e ka marre duke paguar ne kohen e drejtoreshe Manastirliut. Nje stimul per korrupsionin qe pason
    Kliniken ku con pacientet e ka te veten, nuk eshte i punesuar, i ka vene emrin e se bijes. Po ashtu jeton ne luks, me vila, makine e pushime te shtrenjta. A thua i ka bere me pune te ndershme?
    Pacientet i detyrojne te shkojne ne privat, permes rradheve e pangesave qe u nxjerrin ne shtet. Jo vetem, nje pjese te tyre i operon kot, pa pasur as te drejte e as aresye. Sic bejne edhe plot te tjere ne kete vend ku nuk ka asnje lloj kontrolli mbi ate qe behet ne mjekesi. Ky eshte nje stimul tjeter per vjedhje e korrupsion, bej c’te duash se keshtu bejne te gjithe e askush nuk te kontrollon.
    Fajtori kryesor eshte shteti qe e ka lene shendetin e ketij populli ne meshire te fatit, por ky duhet te denohet per gjynahet e veta, i korruptuar, matrapaz, i paafte, demtim te shendetit te pacienteve. Njerez si ky jane turpi i mjekesise

  7. Po si ka mundesi te haje turpin me buk keta dhoj njrezish ne shqiperi po pse po te hedhin balte nuk e the 1.ka pacienti temperatur ,vari lesht,kushton 4000 mije ty po te marre 3000 mije, skena ilaqe ,shko merri tek farmaci filani,pa pasur nevoj per operacion,duhet te operohet urgjent,pastaj opero ndonje te beshe leket per maldive ,e te hedhin balte, vajza jote me makin 70 mije euro qe e enderrojne amerikanet e italianet dhe po ankohesh nuk ka shtet se ti do ishe brenda ne burg jo ne shpi te tregosh edhe ke paguaje me lart.

    1. Keta jane shqipot, ne pjesen me te madhe robqira ose bythqira. Karma vjen. Do ti lani pislliqet qe keni bere ne komunizem dhe ne vazhdim…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *