• |
ide | kryesore

Europa në ankth për Francën/ A përfundoi koha e Macron?

Arkiva, Lajme, Të fundit
macron


Zgjedhjet në Francë nuk mund të vinin në një moment më të keq për BE-në. Projekti evropian është mbajtur gjallë tradicionalisht nga ai që konsiderohet si “motori franko-gjerman”. Por duket se motori ka mbetur pa avull vitet e fundit. Kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili erdhi në pushtet në vitin 2021, është një evropian më i vakët se paraardhësit e tij. Macron, një eurofil i apasionuar, humbi shumë nga pushteti së bashku me shumicën e tij në 2022.

Për entuziastët e pro-BE-së, lajmet kanë shkuar keq e më keq këtë muaj. Koalicioni qeverisës në Gjermani pësoi një disfatë në zgjedhjet evropiane, ashtu si edhe partia e Macron, ndërsa e djathta ekstreme nacionaliste bëri përparime në të dy vendet.

Tashmë Fronti Kombëtar i ekstremit të djathtë të Francës duket gati të fitojë këto zgjedhje parlamentare. Ai ka premtuar t’i japë fund përparësisë së ligjeve evropiane, një gur themeli i projektit të BE-së. Dhe ky Front po konkurron për pole position me një koalicion të krahut të majtë të dominuar nga euroskeptikja “Franca e papërkulur”.

Pjesa franceze e motorit të Evropës duket se do të ngecë në një kohë kur BE-ja përballet me sfida nga një luftë në pragun e saj deri te migrimi dhe ndryshimet klimatike.

A po merr fund edhe “Makronizmi”?

Ngritja e Emmanuel Macron në pushtet në 2017 ishte si një vorbull për politikën franceze. Pyetja tani është nëse koha e tij ka mbaruar. Nëse flet me votuesit francezë ka një ndjenjë tek shumica se janë të ngopur me stilin e tij të politikës.

Disa e quajnë atë një narcisist, të tjerë janë mjaft të zemëruar me të dhe kundërshtarët ankohen se ai është në anën e të pasurve. Emri dhe fotografia e presidentit u shfaqën rrallë gjatë fushatës së partisë së tij pasi ekzistonte frika se ai ishte një pengesë për votuesit.

Popullariteti i Macron ka rënë, veçanërisht pasi ai vendosi t’i shpallte këto zgjedhje pa u konsultuar me kryeministrin e tij ose me dikë tjetër në qeverinë e tij. Argumenti i tij ishte që të thyente ngërçin 2-vjeçar në parlamentin e Francës.

“Çrregullimi” i muajve të fundit nuk mund të vazhdojë, thotë ai. Por a do ta pastrojnë këtë pengesë këto zgjedhje, apo ai thjesht ai ia ka dorëzuar pushtetin ekstremit të djathtë? /LAPSI.al


4 Comments

  1. Perdite dhe gjithmone ekstremi i djath…ekstremi i majte asnjehere! Koqe! E majta extrême e diktaures gjithmone te miret, e djatha gjithmone gogoli. Edhe nese i marim te verteta keto, duhet me thene te drejten se ekstremi i majte, ne kohe paqe ka vrare 94 milon njerez qytetare te tije ne te gjithe boten, ne kohe paqeje ndersa nazi fashimi ne kohe lufte beri 60 milon viktima. Pyetja qe behet eshte: kush eshte me antipopullor, ekstermi i djathte apo i majte? Tung, o kelysht e kuq!

  2. Na paska bere nje sinteze te gjendjes ne France nje zejtar shkrues, Burimi, ku e quan çmenduri vendimin e Makron per zgjedhjet legjislative, sepse fitonka sipas tije ekstremi i djathe. Sipas ketij zejtari,Makron nuk duhet te shkrinte ansambene gje qe zejtari e quan çmenduri… Kuptohet qe zejtari nuk e ka idene e nje sitemi demokratik! O zejtari Burimi! Partia e Makron ne zgjedhjet per deputetet evropian humbi me thelle ne zgjedhjet e mepareshme evropiane , e ne nje shtet demokratik kur ti humb shumicen e atyre qe te mbeshtesin, ben zgjegje te reja per ta vendosur kete dilemme. Por ti o zejtari Burimi nuk mund ta kuptosh kete, dhe quan çmenduri nje vendim demokratik. Te zenka hall i madh se do fitoje e djatha, mos u merzit o Burim i thare se ate problem e zgjedh populli francez, si ti duket me mire. OK o zejtar!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *