• |
ide | kryesore

Fituesja e Opta zbret në fushë: Anglia do çerekfinalen, Spanja përballë surprizës gjeorgjiane

F1, Sport
Anglia


Zvicra e Italia janë skuadrat e para çerekfinaliste të Euro 2024 dhe sonte presin të njohin kundërshtarët e tyre. Në fushë në orën 18.00 zbret Anglia, favorite e madhe në letër, edhe pse në fushë nuk ka treguar ende shumë. Tre Luanët e Southgate do të jenë fituesit e trofeut sipas superkompjuterit Opta, por më parë duhet ta provojnë duke kaluar Sllovakinë. Shumë më bindëse Spanja, por ishte edhe Portugalia deri kur takoi përballë Gjeorgjinë surprizuese, gjë që iberikët do ta kenë parasysh kur të vendosen përballë skuadrës së Sagnol.

ANGLIA VS SLLOVAKIA

Kur Anglia e Sllovakia të zbresin në fushë në Veltins Arena, në Gelsenkirchen, duket sikur krahasimet nuk qendrojnë. Anglia është favorite e madhe e kuotuar për të rrëmbyer trofeun kontinental. Southgate, megjithatë, nuk mund të jetë i qetë i goditur nga kritikat dhe kontestimet e forta, sidomos pas barazimit 0-0 me Slloveninë në ndeshjen e fundit të grupit C. Nuk janë të qetë as lojtarët, me Bellingham, yllin e skuadrës, në shënjestër të kritikave për formën e dobët, që vënë teknikun nën presion për ta ulur në pankinë në 1/8 kundër sllovakëve. Calzona, në anën tjetër, i beson shumë mesfushorëve Lobotka e Kucka për të konfrontuar yjet e Anglisë. Fituesi i kësaj ndeshje paraqit forcën para Zvicrës në çerekfinale të Euro 2024.

Lexo më tej: Euro 2024, “it’s coming home”: superkompjuteri Opta simulon turneun, fiton Anglia në finale me Spanjën

SPANJA VS GJEORGJIA

Spanja, pasi e mbylli grupin si skuadra e vetme me pikë të plota me fitoren kundër Shqipërisë në ndeshjen e tretë, duket të përballet me një surporizë të vërtetë që është Gjeorgjia. Skuadra e Sagnol, trajnerit më pak të paguar në gjithë kompeticionin, do të zbresë në fushë në orën 21.00 në RheinEnergieStadion të Këlnit me të njëjtën dëshirë që patën për të mundur Portugalinë. E nëse kanë mundur një prej favoritëve të mëdhenj, edhe pse pa ndonjë objektiv duke qenë se ishin të sigurtë për vendin e parë, atëherë mund ta provojnë edhe kundër iberikëve. De La Fuente sidoqoftë do të kthejë në formacion adoleshentët e frikshëm Niko Ëilliams, Pedri, Lamine Yamal, për tu prezantuar në çerekfinale, ku i pret Gjermania vendase.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *