• |
ide | kryesore

Spalletti tërbohet me gazetarin zviceran: “Ne Panda ju Ferrari? Si quheni ju?”

Sport, Video
Spalletti


Italia u eliminua nga Euro 2024 nga Zvicra dhe për teknikun Luciano Spalletti, përveç befasisë, erdhi edhe dëmi. Mbyllja e konferencës për shtyp, pas ndeshjes, ka qenë e tensionuar për teknikun italian, në mënyrë evidente i tronditur nga humbja dhe eliminimi i ashpër i Italisë. Pyetja e fundit në sallën e shtypit erdhi nga një gazetar zviceran që pyeti nëse Zvicra kishte qenë si një Ferrari, duke krahasuar të kaltrit me një Fiat Panda: “Në këto momente duhet të pranosh gjithçka, madje edhe aludimet me shije të keqe si tuajat” iu përgjigj Spalletti.

Lexo më tejVideo/ Eliminimi i turpshëm i kampionëve të Europës: Italia humb fytyrën, Zvicra në çerekfinale

Tekniku i Italisë vazhdoi replikën e tij: “Unë e kuptoj që je një person me ironi dhe cilësi të madhe. Ke të drejtë, ishit më të mirë se ne, fituat me meritë. Do të përpiqemi të bëjmë më mirë herën tjetër, duke qenë se nuk mundëm tju vendosnim në vështirësi. Si quheni ju? përfundoi Spalletti pa marrë përgjigje.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *