• |
ide | kryesore

BIRN: Liderët e fortë mbajnë peng demokracinë brenda partive politike në Shqipëri

Arkiva, Lajme, Të fundit
Shqipëri


Partitë tradicionale dhe ato të reja në Shqipëri vuajnë nga mungesa e garës dhe e konkurrencës së brendshme, çka sipas ekspertëve cenon demokracinë dhe pjesmarrjen e qytetarëve në politikëbërje.

Gjergj Hani ishte një emër i panjohur në politikë, kur një vit më parë sfidoi pa sukses Lulzim Bashën në një palë zgjedhje të kontestuara për kreun e Partisë Demokratike. Hani, një ish-i përndjekur i regjimit komunist, kujton një vit më pas për teatrin që luhej gjatë fushatës.

“Nuk kam besuar asnjë çast në ndershmërinë e garës dhe e dija se nuk kisha as më të voglën mundësi për të fituar,” thotë Hani për BIRN. Gjithsesi, ai e quan motivimin e tij për të marrë pjesë si një “kryengritje të moralit”.

“Të flasësh për garë është një eufemizëm i pastër”, shtoi Hani, ndërsa theksoi se ajo nuk ishte një garë pasi “mungonte vullneti, dëshira dhe qëllimi për të sjellë ndryshimin nga ana e Bashës”.

Tre dekada pas rënies së regjimit komunist, partitë politike në Shqipëri vazhdojnë të vuajnë nga mungesa e garës dhe e demokracisë së brendshme. Madje sipas studiuesve të politikës, Shqipëria ka bërë hapa pas në këtë drejtim krahasuar me vitet e para të tranzicionit.

“Nëse marrim dekadën e parë dhe të dytë të tranzicionit me dekadën e tretë, edhe pse janë bërë hapa maturues në konceptin e shtetit drejt demokracisë, në konceptin e funksionimit të partive politike, ne kemi bërë hapa pas,” thotë Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike.

Ndërsa në dekadën e tranzicionit ka pasur përpjekje për kufizimin e mandateve dhe rotacionin e liderëve të partive, sipas Krasniqit në vitet e fundit mungon formalisht edhe votimi.

“Në dekadën e dytë ka pasur votime alternative, ka pasur mosmarrëveshje, krijim të partive të reja si fraksione, por ka pasur debate të brendshme dhe konkurrencë. Kurse dekada e fundit pothuajse nuk ka fare votime,” shtoi Krasniqi.

Të njëjtin mendim ndan dhe Ilir Kalemaj, pedagog i shkencave politike. Megjithatë, Kalemaj thekson se demokracisë në Shqipëri i ka munguar thuajse krejtësisht një garë reale brenda partive politike.

“Gara reale politike në Shqipëri thuajse nuk ka ekzistuar që nga fillimi i tranzicionit demokratik”, tha ai për BIRN.

Liderë të fortë

Kryetari i opozitës Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike në Tiranë më 3 mars 2023. Foto: LSA
Partitë politike janë institucione kyçe për demokracinë. Përmes konkurrencës në zgjedhje, partitë politike u ofrojnë qytetarëve një zgjedhje për qeverisjen, ndërkohë që opozita është gjithashtu e rëndësishme për të mbajtur qeverinë në llogaridhënie.

Prej fillimit të viteve ’90, Shqipëria numëron rreth 134 parti politike të themeluara. E megjithatë, sasia nuk ka garantuar konkurrencën, pluralizmin e ideve dhe më shumë garë brenda partive politike.

Partia Socialiste, e cila qeveris vendin prej 11 vitesh, ka më shumë se 15 vjet që nuk zhvillon zgjedhje të brendshme për kryetarin. Kryetari i saj, Edi Rama e mori mandatin pas largimit të Fatos Nanos në vitin 2005 dhe u konfirmua për një mandat në vitin 2009 – viti i fundit kur Partia Socialiste u përfshi në zgjedhjet për kryetarin.

Situata në kampin tjetër është thuajse e njëjtë, ku Sali Berisha, lideri i parë i Partisë Demokratike në fillim të viteve ’90 vazhdon ta drejtojë partinë edhe tre dekada më pas. Berisha u largua formalisht nga drejtimi i Partisë pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2013, por u rikthye sërish pasi ish-delfini i tij politik, Lulzim Basha e përjashtoi pas shpalljes së tij non-grata nga Departamenti amerikan i Shtetit. Berisha vazhdon ta drejtojë Partinë Demokratike edhe nga kushtet e arrestit shtëpiak, ku ndodhet pas akuzave të ngritura nga SPAK për vepra penale të korrupsionit. Berisha i mohon akuzat.

Partitë më të vogla ndoqën shembullin e dy partive të mëdha, duke u njohur më shumë prej kryetarëve se sa për emrin e tyre apo programin.

Sipas Krasniqit nga Instituti i Studimeve Politike, demokracia brenda partive politike është vrarë nga liderët e fortë.

“Stabilitetin e bazojmë tek liderët e fortë, dhe për sa kohë e bazojmë tek liderit e fortë, demokracia e brendshme e partive është “viktima” e radhës që paguan çmimin më të madh”, shton ai.

Krasniqi thekson se ndërsa për partinë në pushtet nuk bëhen fare zgjedhje për kryetarin, në partinë më të madhe të opozitës zgjedhjet e brendshme bëhen formalisht sipas parimit një anëtar – një votë, por rezultati i tyre kontestohet ose nuk njihet fare prej një pjese të anëtarëve.

“Tek Partia Demokratike është e njëjta situatë, ose kandidatë formalë për rivalë ose kryetarë të cilët riciklohen në mënyrë të vazhdueshme duke u rizgjedhur me gara krejtësisht formale, pavarësisht aplikimit të parimit një anëtar-një votë në parti politike, ku praktikisht nuk ka as regjistra anëtarësh, nuk ka rregulla fikse dhe nuk ka garanci për ekzistencën e fraksioneve, të cilat konsiderohen si kundërshtarë dhe jo pjesë e partisë politike,” tha Krasniqi.

Pedagogu Ilir Kalemaj vëren se mungesa e garës është edhe më akute te partitë e vogla.

“Në rastin më të mirë kanë funksionuar si parti të mirëfillta klienteliste që ekzistencën politike e kanë pasur të materializuar te marrëdhënia padron-klient, ose thjesht si parti kryetarësh ku vështirë të identifikosh ndonjë nr. 2,” tha ai.

Demokracia mungon edhe tek forcat e reja

Monopolin e kryetarëve mbi forcat politike nuk duket se po e thyejnë edhe partitë e reja, pavarësisht përpjekjeve të tyre për t’u dalluar nga partitë tradicionale.

Drejtuesit e partive të reja kanë premtuar demokraci të brendshme, funksionim të strukturave si dhe janë zotuar për vrasjen e kryetarokracisë.

E megjithatë, vëzhguesit e politikës në Shqipëri vërejnë se këto lëvizje të reja funksionojnë gjithashtu si parti personale.

“Kryetarët e partive të vogla në Shqipëri, dhe ata që shpesh adresojnë kritika, kanë 20 vjet ose më shumë që nuk rizgjidhen me votim, që nuk bëjnë zgjedhje formale, që nuk kanë struktura formale dhe që vazhdojnë të jenë kryetarë duke mbajtur logon dhe vulën. Fatkeqësisht e njëjta gjë po ndodh edhe në partitë e reja,” tha Krasniqi për BIRN.

Sipas tij, të gjitha janë parti të një individi dhe njihen me emrin e personit që i ka krijuar. “Ka nga këto parti të reja që nëse shihet faqja e internetit thuhet që nën/kryetari apo sekretarët propozohen nga kryetari dhe kryetari jepet me emër, adresë dhe të dhëna që praktikisht e shuan krejtësisht hapësirën për demokraci të brendshme funksionale,” vijon ai.

Kjo problematikë pranohet dhe nga politologu Ilir Kalemaj, i cili bën thirrje për ta ndryshuar këtë realitet.

“Pa ndryshuar këtë mendësi, të fillojnë të artikulojnë programe dhe ide alternative ose komplementare dhe të prezantojnë ekipe si dhe të hapin plotësisht garën, subjektet e vogla politike kanë zero shanse të rriten dhe të kthehen në parti të mëdha ose me shanse të qenësishme elektorale,” tha Kalemaj.

Krasniqi thotë se kjo sjellje e partive të reja ua ka lehtësuar punën partive të mëdha, të cilat vazhdojnë ta dominojnë politikën shqiptare.

“Kjo ka çuar vetëm në bojkot masiv të qytetarëve të moderuar dhe liberalë dhe refuzimin e tyre për t’u përfshirë në partitë politike,” përfundoi ai. /Marrë nga Reporter.al


6 Comments

  1. Armiku i popullit
    ZHan me duket se je i presekutuar
    Habitem si ke mbetur gjall ne shqiperi
    Se te presekutuarit skane vend ne shqiperi
    Pale ne shtet e pushtet
    Ne shqiperi mbizoteron me fort se kure partia komuniste shqipetare krietaret e partive ne shqiperi
    Jane brumi i komunizmit
    Ne shqiperi ska parti demokratike as demokrate
    Demokratet iken me anbasada
    Te tjeret Sala i shtroi ne hu dhe sipranoi ne pRtin demokratika
    Partia demokratike u krijua me sigurimasit e xhaxhit Enver
    Kejo esht historia e partis demokratike

    1. O NJEREZ DUAJENI VETEN SHPETONI VETEN ,POR NE TE VERTET E KUPTUAR NGA FAKTET KRIJIM UDHEZIM FUNKSION DASHURIN NDAJ VETES E GARANTON DUKE PASUR SI PER VETEN NJEJT PER TE GJITH ME HAK thotë:

      KU QENDRON FORCA E PADREJTESIS, PADREJTESIJA KUR ZHVILLOHET KA STRESIN DEPRESIONIN URREJTJEN KUNDERSHTIMIN NDESHKIMIN NE PERGJITHESI ANTIVLERAT NGA CDO KENDVESHTRIM PASUESIT E SAJE EKSPLOROJNE CDO IDE MUNDESI PA RREGULL MAS DERI NE PIKEN QE PERMBUSH GJITHA KUPTIMET ,PASTAJ ,ESHTE SI I VDEKURI QE NUK NGJALLET DOT,KAQ ESHTE KAPITULLI PADREJTESI NE PERGJITHESI DHE FJALET SI FORMUESE TE SAJ NE VECANTI,SI TREGUES ,KU FJALEN E IDENTIFIKOJN VEPRAT,E NDRYSHME ESHTE E VERTETA,MIRPO KA NDOLLUR QE ESHTE FOLUR E VERTETA DHE VEPRUAR E KUNDERTA NE RAPORT ME SHUM KEQ SE MIR ,ARRITEM PIKEN KUR E KEQA DOBESON KUFIJT,E IMUNITETIT NDERGJALLESOR,SHKEPUT LILLJET ME ZOTIN ,,KJO ARRITJE TASHME ME KALIM MASE SHKATRRIM VLERASH,DO THOT DOBSIM NE BURIMET E JETES MBASI VLERAT JAN CELESI ,I UNITETIT GJALLERIS LILLJES ME ZOTIN ,MESHIREN E TIJE RRUGET QE RRALIZOJN LILLJET ME TE RIGJALLERIMIN E IMUNITETIT EKUJLIBRIT DHE RUJTJEN E BURIMEVE TE DOBIS RENDIMENTIT EKZISTENCIAL PER NE,KJO DEFAKTO KA RENE NE GJITHA FUSHAT DHE KUPTIMET KUDO DHE NGADO ME SHPEJTESI EKSTREME ,SHOHIM QE KA FILLUAR NGADO ME FJAL FSHEHUR DHE HAPUR LUFTE KUNDER BINDJEVE QE NJERIUN TA FUSIN NE LUFTE FEJE, LUFT EKONOMIKE PER GRABITJE NE CDO KUPTIM I FORTI TE DOBTIN ,NE TOK PO ORJENTOHET VETEM SHKATRRIMI ,I MARRIM ME RRADH ,LUFT BINDJE ,KJO LUFT PASI KA DESHTUAR ME VEPRA DUAN TA DESHTOJN TEK BINDJA LOGJIKA ,KJO ESHTE PIKA KRITIKE E EGOS PER PUSHTET PARA ,PASI MBI TE TRIUMFON LOGJIKA E KUJ PO I DREJTOHEN TE GJITHA NIVELET NJERZORE ME EGO TE PAFRENUAR DUKE PRETENDUAR DHE SHARE ORJENTUAR GJITHCKA JU INTERESON PA LIMITE MAS PAVARSISHT KOSTOS DHIMBJES QE TJERVE U SJELL KA SHKUAR PUNA QE NJERIU TE MOHOJN TE VERTETEN LIRIT TE DREJTAT QE KA BRENDA BEGATIT ZGJILLJET VETEM TE AFROJN MUNDESI SHPETIMI NGA SHKATRRUESIT SAJ PER TE RUAJTUR PUSHTETIN ,POR FATKEQSISHT HAPUR PO PRANOJN SHKATRRIMIN E VET ,VETES PASI E VERTETA I KA RRENJET NE GENE LOGJIK ESHTE FUNKSION AKTIV DHE NE LIBRIN HYJNOR SI UDHEZIM MESHIR PER MBAR BOTNATVE SISTEMI LOGJIK PO MERR INFORMACIONE NGA ZHVILLIMET E KEMI TE NJEJTE TE GJITH BARABART ME TE GJITH IMUNITETIT ,INSTINKTIT ,NDJESH,MERIS PER VETEN TE DREJTEN HAKUN DHE IMUNITETIN TE MOS PRANOSH PADREJTESI TE BEHET,PO TE MOS KISHIM KET FUQI GJITH NJERZIT PA LOGJIK IMUNITET INSTINKT NDJESHMERI DO ISHIN ZHDUKUR ME KOHE, POR FATMIRESISHT PER TE GJITH KETO TREGUS JAN GARANCIJA MOSZHDUKJES E TE VERTETES,PERDERI SA SEJCILI DON TE DREJTEN HAKUN DHE SPRANON PADREJTESI TI BEHET,PERDERISA TE GJITH DIN GJUHEN E KOMUNIKIMIT PAVARSISHT RACES PERDERISA DIN TE DALLOJN TE MIREN NGA E KEQA ZHVILLIMET DHE PROPOGANDA SISTEMIN LOGJIK NJERZOR,NDJESHMERIN SHKALLEN E IMINITETIT E FUSIN NE VLERSIM DHE REFLEKTIM, TE DREJT DHE PASFIDUESHEM ,,PASI CDO ZHVILLIM KA PERGJEGJES KA AUTOR DHE AKTOR ZHVILLIMET KAN FAKTE,KJO PARALIZON AUTOR PERGJEGJES PER PERGJEGJSIT U KTHEHEN NE LLOGARI ,PERSERI SA PERBALL NESH KEMI NJE SISTEM NDERGJALLESOR ,QE FUNKSIONON ME MAS ,EGOJA PA MAS PERBALL MASES ESHTE SFID E PLOT PER TE GJITH NE CDO KUPTIM KY FENOMEN PROLLON DY GJERA REFLEKTIM EKSTREM DHE SISTEMI IMUNITAR NDERGJALLESOR NUK JEP DOBIN PER TE CILEN U KRIJUA QE ESHTE BAZA EKZISTENCIALE E JETES NE TOKE ,ME KETO DY GJERA JU HAPNI PORTAT E FERRIT PER VETEN TUAJ NE RRALL TE PAR DHE MERRNI MBI VETE MEKATET E GJITH NJERZIMIT PERGJEGJKSI DHE BARR DHOGARIJE JASHT MUNDESIVE TE JUSTIFIKIMIT PER QENJEN TUAJ KJO ESHTE E VERTETA SOT NGA CDO AN ,NJE RRUG E PADESHIRUAR PER ASKEN ME MUNDESI ANGAZHIMI NGA NJERZIT DHE RENDIMET TE PERCAKTUAR NGA VULLNETI ZOTIT, VERTET NJERIU ME NJERIUN MUND TE SILLET SIDO DERI NE NJE MASE TE CAKTUAR POR JA QE ZOTI KA PARALAJMRU TE GJITHA QELLIM KRIJIMI ,KESHILLA DETYRA ,KA LEJUAR DOBIN DHE NDALUAR DEMIN ,KA PARALAJMRUAR SHPERBLIM PER VEPERMIRET DHE NDESHKIM PER VEPERKEQIT, E BERI ANGAZHIMIN E SEJCILIT TI FUNKSIONOJNE PER VETEN E TIJE NESE MIRE DHE KUNDER TIJE NESE KEQ ,O NJERES A NUK VERENI ,PO TI DREJTOHESH CDO PROFESIONISTI PER NJE DESHIR PROBLEM A ZGJILLJE PER CDO FUSH DO TE SHPJEGOHET SIPAS PERVOJES QE VJEN NGA MENYRA SI ESHT KRIJUAR TE FUNKSIONOJN SUKSESI ME RREGULL MAS VLERA KURSE NJE DREJTUES SHTETI I PERBYS GJITHA NE CDO KUPTIM SE VENDOS JO HAKUN VLERAT MASEN POR DREJTPERDREJT INTERESIN ,GJE QE NUK ESHTE KRIJUAR TE FUNKSIONOJN ASGJE PA RREGULL MAS VLERA HAK,NDOLLEMI NE PIK ALARMI KUSHTRIMI PASI KJO ESHTE ARMA ME VDEKJEPRURSE PER NJERZIMI N MOSVLERSIMI MUNGESA VLERAVE MOSDHENJA HAKUT, E JO ARMA BERDHAMORE,AJO ESHTE VETEM ZJARR QE DON BENZIN POR BENZINA ZJARRI CELESI ESHTE VET EGOJA NJERZORE PER PUSHTET PARA DOMINIM DUKE U BERE MOSVLERSUES MOSRE SPEKTUES POR VETEM VETSHKATRRUESE NJERIU KUNDER VULLNETIT VETNDERKOHE QE MUNDESI ,PER SHPETIM ZGJILLJE PERSOSMERI ZOTI I KA KRIJUAR JAN AKTIVE PER GJITHA KUPTIMET KUSH JU NDALON ,TE MENDONI FLISNI DHE VEPRONI MIRE TE MEDITONI LIBRIN HYJNOR DHE MESONI PER GJITHCKA KENI NEVOJ, DHE NJIHENI ME DOMOSDOSHMERIT PERGJEGJSIT DHE JEPNI HAKUN GJITHCKAJE DHE NDJEHENI TE SHPETUAR TASHME HAKUN E KESHILLIMIT PER MIR DHE NDALIMIT NGA E KEQA E KENI MARR ,TEK ZOTI JUAJ PER ANGAZHIMET KA PERGJEGJSI, UN NUK DETYROJ DIKE TE SHPETOJN ME ZOR ,SIKURSE NUK JA IMPONOJ DIKUJT HUMBJEN ME CDO KUSHT PERDERI SA ZOTI JU MUNDESOJ LOGJIK, UDHEZIM HYJNOR NJE SISTEM UNIK NDERGJALLESOR QE FUNKSIONON ME MAS DHE SHKALL INSTINKTI IMUNITETI REFLEKTIMI HUMBESI DHE SHPETUESI PER VETEN E VET MUND TE BEHET SEJCILI NGA NE MUNDESIT JAN FUNKSIONOJN PENDOHUNI PAJTOHUNI AFROHUNI FALNI DURONI MESHIRONI JEPNI HAKUN GJITHCKAJE QE MBI JU TE VIJNE MESHIRA DHE FURRNIZIMI MJAFTUESHEM HYJNOR NUK JEMI NE NJERZIT TE TRIUMFOJM MBI KET SISTEM KRIJIMI UDHZIMI DHE FUNKSIONI PASI NUK JEMI AUTORET E TIJE ,POR ME ME BINDJE TE PASTERT DHE NATYRSHEM TE PRANOJM QE FJALA QE MENDOHET FLITET ESHTE MUNDESI RENDIMENTI ,NESE ESHTE E MIRE RENDIMENTI DEL FRYTLLENES NESE E KEQE SHKATRRIM I FRYTIT EKZISTUES,VETES PERGJEGJSI LLOGARI PER TY, MESAZHI IM ESHTE DUAJE VETEN SHPETO VETEN LOGJIKA DHE SHPRESA VDES E FUNDIT MOS VDIS PA NEVOJ O NJERI PASI ZOTI YT TE BEGATOJ DHE PERSOSI ME CDO MUNDESI

      1. Shoku Hoxhë mirë thua ti zotrote…
        Por merr nja 4-5-6-7 goca të njoma nga ndonjë familje fukarenjsh të pashpresë…
        Keputi edhe ndonjë kec ose qengj të njomë dhe pa kolesterol….
        Se per të tjerat mendon bajga e dhier nga bitha e kristaqo perdhunuesit dhe ekzekutuesit me varje të Havzi Nelës së pafat.
        Keputi edhe një të shitur votave të haremit tënd ngaqë keni 7-8 vota…
        Dhe skeni pare gje akoma.

        1. UN NUK JAM HOXH SE PO TE ISHA I TILL DO KISHA FOLUR VETEM MENYREN DHE RREGULLIN HYJNOR,JAM NJERI I THJESHT,PER KOMENTIN FALNDERIMI I TAKON VETEM TE MADHIT ZOT,QE MUNDESOJ KUPTIM TE THELL DHE MUNDESIN PER TA SHPREHUR DIKU ,I NDERUAR PERSA I PERKET DHE CESHTJES QE TI SHPREHESH INJORANTET ,TE FTOJ TE HAPESH KURANIN FAMELART,LEXOJE SE DO TE GJESH NJE AJET KURANOR QE TE QARTESON PERSONALISHT,RRETH AKUZES ,QE ME BEN DUKE TE THEKSUAR GJENDJEN TENDE POR QE SE KUPTON ,PERSA I PERKET CESHTJES ,SE MARTESES ,TE MARRESH TE KATER GRA ,E DESHIROJ DICKA TE TILL PASI DOMETHENJA DHE DOBIJA E NJE VEPRIMI TE TILL NE SHOQERIN NJERZORE ESHTE DOBI E GJITHANESHME KRAHASUAR ME MOSMARRJEN E TYRE PASI KUR VAJZAT NUK MARTOHEN BEHEN KURA RRUGASH KETA JAN FEMIJE SHQIPETARESH ,JAN TE AFERMIT TAN ,DHE TI NUK DESHIRON DICKA TE TILL,AS NE VETEN AS FAMILJEN TENDE ,POR QE FEJA JON E PASTERT I KESHILLON GJITHCKA ME HAK PAMUNDESIJA PER TJU SJELL LUMTURIN BEN MOSMARRJEN E TYRE, CESHTJA TJETER TEK FJALET QE TI FLET PA KUPTIM FAKT TE FTOJ TE MBLELLESH MENDET ,SE JAN TREGUES QE NE BRENDESIN TENDE KA FILLUAR NJE BREJTES QE QUHET SHKATRRIM,KY VJEN SI REZULTAT ,I MOSTHELLIMIT MOSVLERSIMIT DHE MOSANGAZHIMIT NE DOBI PER VETEN TENDE KU EGOJA PA MAS ME PADITURIN TASHME TE KAN MARRUR PERPARA ZOTI TE MESHIROFT O ROBI TIJE

  2. Qyteterimi Shqiptar eshte zhvilluar historikisht nga drejtimi i njerzeve te “forte” si e tille eshte dhe mbarsur psikologjia e kombit. Ndryshimet kane ardhur me dhune ku perseri te “fortet” kane mbizoteruar. Ne drejtesi jane te huajt qe kane vendosur rregulla qe po thyjne tabune e te “forteve” e njejta gje na duhet dhe te politikanet. Na duhet ligje te forta te detyrueshme per tu zbatuar qe te pakesojme rolin e te “forteve” ne klasen politike.

  3. Demokracia në Shqipëri është mbajtur peng vetëm nga ish komunistët e trashëgimtarët e bllokut.
    As që mund të mendohet që demokratët dhe Berisha ti pozicionosh në këtë epitet negativ.
    Demokracinë në Shqipëri e ka mbajtur në këmbë Berisha, PD dhe gjithë forcat opozitare megjithëse sulmet që ka marrë si nga brenda por dhe nga jashtë sidomos nga demokratët amerikanë dhe Sorros!!!
    Si dhe në këtë shkrim ku hiqet paralele ndërmjet figurës së Berishës dhe figurave regresive të ish komunistëve!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *