• |
ide | kryesore

Dashuria e madhe e jetës së tij! Si nisi marrëdhënia mes Ismail dhe Helena Kadaresë

Lajme, Të fundit


Ismail dhe Helena Kadare, prej një jete kanë jetuar historinë e tyre të dashurisë, nga e cila sollën në jetë dy vajza, ndërkohë që ajo që i njohu dhe i bëri bashkë, është padyshim pasioni që të dy ata kishin për letërsinë. Për Helena Kadarenë, edhe ajo shkrimtare, nuk ka qenë e lehtë që të spikaste me veprat e saj, ndërsa ishte bashkëshortja e njeriut më të madh të letrave shqipe. Ajo ka qenë shoqëruesja, mbështetësja dhe përkrahësja e Ismail Kadaresë, në çdo vendim të tij, njësoj si dhe ai i marrë në vitin 2021, për të lënë përfundimisht Francën dhe për t’u rikthyer në Shqipëri.

“Letërsia është kuptimi i jetës sime, gjëja më e mirë që kam pasur në jetën time. Ju thatë se nuk jam marrë me veten time, por me punët e tim shoqi, por ishte letërsia që më lidhi me të”, tregonte Helena Kadare, e para shkrimtare femër, që përballoi gjininë e romanit me veprën “Një lindje e vështirë”. Sipas saj, ishte pikërisht letërsia që e njohu me Ismailin, ashtu si qe po letërsia që bëri që lidhja e tyre të ishte aq e gjatë.

“Që kur isha nxënëse shkolle, kam shkruar tregimet dhe poezitë e para, sigurisht shumë të dobëta, por ato tërhoqën vëmendjen e shkrimtarit. Ai nuk ishte këtu, ishte në Moskë student dhe ai më uroi për tregimin që kisha botuar te ‘Zëri i Rinisë’ dhe për mua e mori vesh gjithë gjimnazi që mora një letër prej tij.

Nga kjo shkrepje nisi udhëtimi ynë shumë i gjatë. Në Francë, të gjithë miqtë që takonim ishin të ndarë, të rimartuar dhe kur na pyesnin ne se sa vite kishim bashkë, u thosha 100 vjet, aq e gjatë dhe me histori është jeta jonë. Pra, një çift që jetoi gjatë dhe mendoj që shkaku kryesor ka qenë letërsia”, ka thënë ajo në një intervistë të dhënë disa vite me parë, teksa morën vendimin për t’u kthyer në Shqipëri.

Gjatë një takimi që ka pasur në qytetin e Durrësit, Helena Kadare përshkruante ndjesinë e vendimit për t’u kthyer përgjithmonë në Shqipëri.

“Ishim në Francë përpara tri javësh, mblodha gjithë dorëshkrimet dhe librat e Ismailt, prisha edhe qiranë që jetonim në apartament dhe u kthyem përfundimisht këtu. Me shumë gëzim, madje. Parisi ishte si një fantazmë, çdo gjë ishte e mbyllur, errësirë, as bare, as restorante. Gjithçka që ishte lezeti i Parisit ishte zhdukur. Thashë: të keqen e Tiranës, sa qejf që bëhet në Tiranë. Dhe e pritëm me padurim kthimin në Tiranë e tani në kohën e vapës, në Durrës. Kështu që kam qenë pranë jush këto kohë”, shprehej asokohe Helena Kadare.

Gjimnazistja dhe më vonë studentja e letërsisë nisi karrierën si shkrimtare duke botuar romanin e parë “Një lindje e vështirë” në vitet ’70, e shoqëruar nga syri kritik i të shoqit, i cili kishte në atëkohë famën si një prej shkrimtarëve më të mirë të vendit. “Kam shkruar shumë herët, por lidhja me Ismailin më bëri të mendoja se, çfarë do të thoshte ai, për ato që unë shkruaja. Ma lexoi fillimisht ai atë roman. “Mirë, nuk është i keq. Por jo kush e di se çfarë. Mos kujto se çfarë ke bërë”, më tha”, ka kujtuar më tej ajo, ndërsa pas romanit të parë erdhën “Bashkëshortët”, “Një grua nga Tirana”, “Kohë e pamjaftueshme”. E pyetur e çfarë mendonte ajo kur shkrimtari e shndërronte marrëdhënien e tyre dhe atë vetë në personazhe të romaneve të tij, siç ishte Ana tek “Përbindëshi”, Helena Kadare do të thoshte “Po, por ai vetë nuk ka qenë koshient, sepse ia kanë bërë këtë pyetje edhe shumë herë të tjera. “Pse ashtu është?! Jo nuk është ashtu”. Anën, e ka një personazh shumë të dashur, e ka përdorur shpesh”.

Mes rreshtave, Helena Kadare rrëfente: “Ai është “Princi” që nuk di të bëjë asnjë punë që e do çdo gjë gati dhe unë që vazhdoj t’i bëj njëlloj si të gjitha gratë shqiptare”.


5 Comments

  1. Qe Kadare eshte nje nga me te medhejte e letersise shqipe, kjo nuk ka pike dyshimi, por kur thuhet

    me i madhi kjo s\me pelqen dhe s’shte aspak e vertete. Kadare per nje kohe shume te gjate ka qene

    percuesi artistik i propogandes se partise. Kadare i kendoi Partise pasi ajo kishte mbushur vendin me

    kampe perqendrimi, burgje dhe kufoma, pasi kishte ndaluar korifejte e letersise shqipe si Fishta dhe

    Konica apo pasi kiishte heshtur lirikun me te madh Lasgush Poradecin. Ai foli (ne kohe te diktatures)

    kur duhet te heshte dhe heshti ne kohen e rilindjes kur duhej te fliste pasi nuk i rrezikohej jeta.

  2. Paskan dal ca Salixhinj te shajn Ismailin ne diten e vdekjes. Keta varikarsa mjeran as zakonin e vdekjes nuk respektojn. Keta as shqiptar nuk quhen, thjesht qenie te peshtira, keta jan te gjith Bjelera trushkulur qe skan lexu nje liber po u ka ren nje tastierne dor e vijn ketu dhe perdoren gojen ne vend te bythes. Keta qe pasi i kan arrti te gjitha ne jetet e tyre mjerane u paska ngel me gjyku Ismailin. Te pakten me perpara, e njifnin te gjith budallain e lagjes dhe se pirdhte njeri. Tani fshihen pas tastierave Bejlerat e Sali Kulles. Dhe thon pastaj pse sna voton populli. Han dhe mut dmth dhe thon pse na vjen goja er.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *