• |
ide | kryesore

Dogjën makinën e policit në Lezhë, arrestohen dy të rinj

Arkiva, Lajme, Të fundit


Arrestohen dy të rinjt të cilët dogjën mjetin e efektivit të policisë në Lezhë. Sipas hetimeve të kryera nga policia lidhur me zbardhjen e shkakut të djegies së mjetit të një punonjësi policie në Lezhë, ka rezultuar se Klaudio Gjokhilaj dhe Klaudio Kovaci në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se për shkak të detyrës, i kanë djegur automjetin oficerit të Patrullës së Përgjithshme, trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Lezhë. Gjithashtu edhe nga pamjet e publikuara të Policia, dallohen 2 të rinjtë të cilët i kanë djegur mjetin efektivit.

Njoftimi i Policisë;

Lezhë/ Zbardhet shkaku i djegies së automjetit të punonjësit të Policisë. Në vijim të hetimeve, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, bazuar në provat e siguruara, dokumentoi me prova ligjore djegien e qëllimshme të automjetit. Policia e Lezhës identifikoi, kapi dhe arrestoi dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Nga hetimet dyshohet se djegia e automjetit është bërë për shkak të detyrës. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë nën drejtimin e Prokurorisë, vijuan hetimet e thelluara për zbardhjen e shkakut të përfshirjes nga zjarri të automjetit të shtetasit R. Z., oficer i Patrullës së Përgjithshme, trup shërbimi, në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Si rezultat i hetimeve dhe provave të siguruara gjatë hetimit në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar dhe në inteligjencën policore u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: K. Gj., 24 vjeç dhe K.K., 22 vjeç, të dy banues në Lezhë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mëngjesin e sotëm, dyshohet se për shkak të detyrës, i kanë djegur automjetin shtetasit R. Z., me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme, trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *