• |
ide | kryesore

Konjufca ngre alarmin: Qindra njerëz në Serbi po stërviten për një sulm në Kosovë

Arkiva, Lajme, Të fundit


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në një konferencë për media me homologen e tij sllovene, ka folur për “veprimet destabilizuese të Serbisë”.

Teksa foli për tre kushtet e Kurtit, Konjufca tha se kanë informata se një grup po përgatitet për ndonjë sulm eventual.

“Dhe derisa ne po flasim këtu, institucionet tona kanë informacione të sakta se një grup prej qindra personash sërish po e bëjnë të njëjtën gjë në Serbi, po përgatiten për ndonjë sulm eventual që mund ta përjetojmë”, tha ai.

Ai shtoi se institucionet e sigurisë janë në “vigjilencën më të lartë për çdo sulm ose provokim nga ana e Serbisë”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *