• |
ide | kryesore

Le Monde rikthen fjalët e Kadaresë: Më thonë se nuk isha i sinqertë me diktatorët…

Lajme, Të fundit


Gjeniu i letërsisë shqiptare, Ismail Kadare mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e sotëm. Kadare ishte një nga të paktët autorë shqiptarë të njohur dhe të përkthyer në mbarë botën. Konkretisht veprat e tij janë përkthyer në 45 gjuhë të botës

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, botuar në Shqipëri në vitin 1963, ishte romani i parë i Ismail Kadaresë, që i solli famë, duke e bërë menjëherë një nga të paktët shkrimtarë shqiptarë të njohur ndërkombëtarisht. Fitues i çmimeve më prestigjioze letrare (Man Booker, Prince of Asturias, Jerusalem Prize), Kadare vdiq në Tiranë, më 1 korrik, në moshën 88-vjeçare, shkruan gazeta e njohur franceze, Le Monde.

Ai lindi më 28 janar 1936, në Gjirokastër, një qytet që ndodhet 200 kilometra larg Tiranës, në jugun malor të Shqipërisë. Kadare e përshkroi atë në romanin e tij të vitit 1971 “Kronikë në gur” dhe në veprën e tij madhështore autobiografike të vitit 2015, “Kukulla”. Në jetën e tij si në tregimet e tij, Kadare kthehej gjithmonë në Gjirokastër.

Le Monde kujton fjalët e Kadaresë në një intervistë për këtë gazetë në vitin 2001, ku ai nuk e fshehu lodhjen e tij për t’i shmangur gjithmonë dyshimet e paqartësisë për të kur e pyetën për Shqipërinë dhe kohën e komunizmit. “Më vjen neveri të shpenzoj kaq shumë energji duke folur për këtë. Në thelb, ajo që njerëzit më pyesin është se si dola i gjallë nga sistemi. Por ju mund të qëlloheni për gjërat më të vogla, kështu që pse duhet ta sakrifikoja veten? Ata që lekturojnë më thotë: ‘Nuk ishe i sinqertë me diktatorët’. Por a është e nevojshme të jesh i sinqertë me banditët dhe kafshët e egra?”.

Sinqeriteti i tij, tha ai, ushtrohej në artin e tij. Në të vërtetë, letërsia ishte me të që në moshë të re. Në moshën 9-vjeçare, kur komunizmi u përhap në vendin e tij, ai tashmë ishte “i fiksuar pas idesë për të gjetur kuptimin e fjalëve”. Në moshën 12-vjeçare, ai shkroi vargjet e tij të para.


8 Comments

    1. Ndersa Saliun se pirdhte fare se e dinte me siguri se ka qen nje ish spiun i ber demokrat. Prandaj keni dal te gjith ju si korbat mbi kufom e villni vrer. Gjith ushtria e en suflakes ne sulm duke vjell vrer ne diten e vdekjes te gjigandit shqiptar.

  1. Më vjen neveri të shpenzoj kaq shumë energji duke folur për këtë. Në thelb, ajo që njerëzit më pyesin është se si dola i gjallë nga sistemi. Por ju mund të qëlloheni për gjërat më të vogla, kështu që pse duhet ta sakrifikoja veten? Ata që lekturojnë më thotë: ‘Nuk ishe i sinqertë me diktatorët’. Por a është e nevojshme të jesh i sinqertë me banditët dhe kafshët e egra?”.

    Kadare ka qenë hipokrit me të gjithë!

    1. Po mos fol ateher. Si i thon, me mir mos fol e te lesh dyshimin se je budalla, sesa hap goj dhe heq cdo dyshim.

  2. as edhe nje moment nuk ke kontribuar per demokracin ketu.as edhe nje fjale te vetme kunder te kuqalasheve.pik respekti nuk kam.

    1. I plasi kari Ismailit se ska repsekt nje militant partiak suflake si puna jote. Meqe nuk shau ca te tjer qe ky si ka qef, e paska humb respektin suflakja. hahaha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *