• |
ide | kryesore

PAMJET/ I dogjën makinën një polici, arrestohen dy të rinj në Lezhë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Lezhë


Policia ka njoftuar se ka zbardhur djegien e automjetit të R.Z., oficer i Patrullës së Përgjithshme, trup shërbimi, në Komisariatin e Policisë së Lezhë. Autorët kanë qenë dy të rinj që hodhën lëndë djegëse në automjet dhe më pas u larguan me vrap.

Ngjarja u raportua mëngjesin e së hënës, teksa disa orë më pas policia arriti të identifikojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë du autorët, Klaudio Gjokhilaj 24 vjeç dhe Klaudio Kovaci, 22 vjeç. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës së oficerit të policisë.

“Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *