• |
ide | kryesore

Skandali te Onkologjiku, ministrja Koçiu: Mjekët që duan të punojnë në privat do duhet të marrin leje

Lajme, Të fundit


Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu në mbledhjen e zhvilluar sot me shefat e QSUT ka bërë me dije se do të ketë disa ndryshime të reja, disa prej të cilave do të hyjnë në fuqi menjëherë, në lidhje punën e mjekëve dhe atyre që hapin apo punojnë edhe në klinika private.

Ministrja tha se dërgimi në klinika private do të dënohet, ndërsa përsëritja e kësaj shkeljeje do të shkojë deri në ndalim të aktivitetit. Shkelja e etikës, betimi i Hipokratit do të dënohen po ashtu, teksa shtoi se shkelja e protokollit mjekësor do të çojë edhe në ndalimin e aktivitetit të mjekut për gjatë gjithë jetën.

Koçiu: E para falënderoj prokurorët dhe besoj se shpreh në emër të qytetarëve, e dyta shpreh keqardhjen bluzave të bardhave të përkushtuar e të devotshëm. E kam ndjerë deri në palcë mërzinë dhe plagosjen e rëndë morale për atë neveri. Shumica juaj nuk janë si ata, sistemi ynë nuk është ai. Ka mjekë te Onkologjiku që punojnë me përkushtim dhe nuk e meritojnë njollën që iu vu nga kolegët. Dua të bëj me dije se kemi ndërhyrë në ligje, i cili rregullon veprimtarinë për bluzat e bardha. Një drejtues në spital publik, nuk mund të punojë në privat. Nëse mjeku çon klientë në privat do ketë gjobë për mjekun e klinikës. Mjekët që duan të punojnë në privat do duhet të marrin leje. Individët që njollosin institucionin do të ndalohet të veshin bluzën bardhë gjatë gjithë jetës. Nuk thashë disa nga afatet për masat e shkelura, sepse janë ende në diskutim edhe për disa ditë. Kjo ngjarje e rëndë do përbëjë një mësim të paçmuar për të punuar për shëndetësinë europine 2030.

Prokuroria e Tiranës zbardhi skemën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik.


16 Comments

    1. Ndaloheni me ligj kush punon mjek ne shtet nuk mund te punoje ne privat te gjithe keta plera punen e shtetit e perdorin si karrem per te çuar sa me shume te privati kuptohet kundrejt peqindjes qe ata marrin Sot ne spital nese nuk ke lek je i mbaruar kush e ka provuar e di c do te thote harrojne se paguhen nga taksat tona

      1. Sa naiv dhe sa mendje ceket qe je…
        Po ca do ndodhi pastaj?
        Asnje mjek nuk do pranoi te punoi vetem ne shtet sepse nuk eshte budalla te punoi per 800€.
        Do ngelen spitalet bosh.
        Ne hene jeton ti, a e di ti sa e veshtire eshte te gjesh mjek ne Shqiperi?

          1. Karin merre dhe fute aty ku te lezeton me shume.
            Ku e pe qe i vajti 1500€ ti?
            Paga bruto maksimale e nje mjeku te pergjithshem shkon deri ne 130.000 lekë/muaj. LLogarite pak sa shkon paga neto!

  1. kjo eshte vetem per pompini e jo per ministre po ska cfare bene e kan vendosur aty eshte e detyruar te dhjese nga goja fjalet qe i thote i madhi sulltan mbreti i shqiperise qe i di te gjitha rame muti haaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

  2. O-AS-mish —AS- peshk o langaraq muti le ta provojnë të punojnë privat a do hanë dot bukë këtu vetëm -veterinerët dhe zoteknikët- kanë mbetur dhe ata që e kanë mbaruar shkollën e mjeksisë me lek,ata janë punësuar në shtet se mjekët e mirë i bënë mutin këtij vendi dhe kësaj qeverie,ata plus që janë të pa aftë janë monstra,zhvatës,antihumanë.

    1. Ka akoma mjek te mire, shume pak por ka.
      Une personalisht njof edhe mjek me integritet te cilen nuk pranojne te marrin rrushfet dhe jane larguar nga puna e shtetit dhe kane shkuar e punojne 100% ne privat.
      Une e njoh shume mire fushen e mjekesise pasi kam punuar me vite te tera aty!
      Fajin nuk e kane mjeket, fajin e ka populli yne idiot qe voton keto politikane!
      A e di ti qe dhe mjeket paguajne rrushfet cdo muaj per te mbajtur vendin e punes?

    2. Vlera e mjekut shqipetar jashte shtetit eshte asgje. Ata qe nuk kane ikur nuk e bejne per sevapin tone por se vetem ne Shqiperi hane buke

      1. Po o kaqol po…
        Une njof personalisht mjeke shqiptare ne Gjermani qe jane bere shefa departamentesh!
        Gjithashtu njoh mjeke qe kane ikur ne Kanada dhe USA.

  3. Ja, doli edhe burimi tjeter i lekeve per surrelsin. Tani cdo mjek qe do doje te punoje ne privat do mari “leje” te komisioni. Dmth do paguaje gjoben, sic bene prokuroret e gjyqtaret. Kurse keta qe jane fajtoret kryesore dalin te lare, popullit i thone po marrim masa, mjekeve u rrjepin ca leke. Te gjithe te lumtur e te kenaqur, Ai me shume nga te gjithe

  4. Kjo buçe duhet te kishte dhene minimumi doreheqjenm maksimumi duhet te ishte nen akuze…. dhe kjo del e ciceron e jep leksione ndershmerie, kur nuk e ka piken e moralit per ta bere…. Rrace e felliqme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *