• |
ide | kryesore

63-vjeçari tenton ti japë fund jetës përballë SPAK-ut

Arkiva, Lajme, Të fundit
SPAK


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme para godinës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Një person raportohet se ka pirë helm jashtë dyerve të SPAK, ndërsa më pas është transportuar drejt spitalit, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Personi i identifikuar si shtetasi P. T., nga qyteti i Lezhës mësohet se kërkonte një takim në Prokurorinë e Posaçme, për arsye ende të paditura.

Sakaq, autoritetet përkatëse po kryejnë verifikimet e nevojshme për të zbuluar nëse qytetari në fjalë vuan nga probleme të shëndetit mendor ose jo.

Edhe policia ka reaguar për rastin: 

Më datë 02.07.2024, në rrugën “Panorama”, përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


3 Comments

  1. Eshte faji edhe i medjas. Gjith diten duke fol per Dumanin dhe dalin keta me semundje mendore qe e din Dumanin super-hero si batmani apo supermeni. DO u zgjidhi hallet e jetes dhe ekzistences. Ky mavriu mesa shrkuhet kerkonte takim me DUmanin dhe ngaqe nuk e takoi piu helm. Mendja kokerr ulliri, po gjynaf i shkreti.

  2. paska qen njeri i mir dhe i njohur. Gjynaf. Ishalla shpeton dhe ishalla ja zgjidhin hallin. Jan keto mashtrusat e mikrokredive qe per 10 mij lek te pashlyera te sekuastrojn shtepin. Ishalla behet sebet per nje hetim te thell te ketyre hajdutsave te mikrokredive.

  3. Ai hetimi ndaj guvernatorit te Bankes se Shqiperis kur do nisi? Se nuk benin keshtu keto te mikrokredive nqs nuk i line te vepronin banka e Shqiperis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *