• |
ide | kryesore

E bujshme te Italia: sherr mes teknikut Spalletti e lojtarëve për shkak të “të preferuarve” Fagioli e Di Lorenzo

Sport
Spalletti


Eliminimi i Italisë po lë pasoja të rënda në ambientin e të kaltërve. Fjalët e presidentit federal Gravina dhe teknikut Spalletti, që nuk kanë ndërmend të japin dorëheqjen pas dështimit, e shtojnë krizën brenda dhomave të zhveshjes. Në prapaskenë të eliminimit qendron një marrëdhënie shumë e tensionuar mes lojtarëve dhe trajnerit. Situata u zbulua nga gazeta Repubblica, e cila foli për probleme të mëdha që lindën gjatë fazës së grupeve dhe që minuan një grup që ishte i përçarë edhe më herët.

FAGIOLI E DI LORENZO

Ishte një kampionat evropian për t’u harruar dhe shumë zhgënjyes. Fitorja e edicionit të kaluar është një kujtim i largët dhe ende ndihet eliminimi i dyfishtë nga Botërorët e fundit. Repubblica zbuloi se si lindën probleme të tjera gjatë këtyre tre javëve në Gjermani në kampin e Italisë. Gjithcka nisi me thirrjen e juventinit Fagioli, që kishte luajtur fare pak për shkak të dënimit dhe kjo gjë nuk u vlerësua nga grupi. Pastaj i preferuari tjetër Di Lorenzo, në mënyrë sensacionale jashtë forme dhe “i masakruar” nga Nico Williams, por që, pavarësisht dështimit, nuk e humbi titullaritetin.

Lexo më tej: Turpërohet Italia konfirmohet Spalletti, Moggi reagon ashpër: “Fajtori i vërtetë është Gravina”

NDRYSHIMI I MODULIT ME KROACINË

Lojtarëve nuk u pëlqeu as ndryshimi i formacionit ndaj Kroacisë dhe revolucioni në sulm. Një skuadër pa ide dhe një lojë me lojtarët që kërkonin më shumë fleksibilitet nga trajneri. Spalletti, në vend të kësaj, donte t’i jepte hapësirë vetëm idesë së tij për lojën. Në fund, zhgënjimi i disa lojtarëve që e panë fare pak fushën. E ardhmja nuk është aspak e kaltër.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *