• |
ide | kryesore

E rëndë në Itali/ Shqiptari gjendet i vdekur buzë një përroi

Arkiva, Lajme, Të fundit


Trupi i pajetë i një shqiptari është gjetur mëngjesin e së martë buzë një përroi në zonën e Candeglia.

Viktima është 65-vjeçari Gjon Toma, i cili ishte larguar nga shtëpia të dielën në mëngjes, teksa familjarët e tij kishin bërë kallëzim në polici se kishin humbur kontaktet me të.

Zbulimi i trupit të pajetë është bërë nga forcat zjarrfikëse, ndërsa nuk kishte shenja dhune.

Megjithatë pritet autopsia për të zbardhur shkakun e vdekjes.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *