• |
ide | kryesore

Gjendet pa ndjenja i riu në Lezhë, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia

Lajme, Të fundit
Himarë, 55-vjeçari goditet me sende të forta në kokë


Një i ri nga Shkodra është gjetur i dhunuar pranë rreth rrotullimit të Shëngjinit në Lezhë. 22-vjeçari me fraktura në kokë është marrë nga autoambulanca dhe pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Lezhës është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

“Rreth orës 06:05, salla operative e Policisë së Lezhës është njoftuar nga spitali rajonal i Lezhës, se në afërsi të rrethrrotullimit të Shëngjinit, është marrë me autoambulancë, i dëmtuar në kokë, shtetasi G. B., 22 vjeç. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 22-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një lokali në vendin ku është gjetur i dëmtuar. Ky shtetas është transportuar në Spitalin e Traumës dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore”, njofton policia.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *