• |
ide | kryesore

Goditi një nga këshilltarët në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, procedohet 68-vjeçari në Elbasan

Lajme, Të fundit


Ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 68-vjeçarin, i cili goditi me disa sende, këshilltarin socialist dje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Elbasanit. Sipas policisë thuhet se qytetari ka kryer veprat penale, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

“Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. M., 68 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, pasi ditën e djeshme, në ambientet e një salle ku po zhvillohej mbledhja e këshillit bashkiak, ka prishur qetësinë në sallë duke folur me zë të lartë dhe ka goditur me disa sende, anëtarin e këshillit bashkiak, shtetasin L. R. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.


3 Comments

  1. Shtet bastard neokomunist!! Në vënd që prokuroria të hapë një hetim që përse rritet tarifa e ujit merren me qyqarin sepse e ka të vështirë ta paguajë. Kurse prokurorët se kanë problem sepse lehtësojnë kriminela duke marrë para e realizojnë objektivat e partisë për futje në burg me njerëz në hall!! E paguajnë kollaj tarifën!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *