• |
ide | kryesore

Granit Xhaka fundos Italinë: “Nuk e kisha parë kurrë kaq në vështirësi”

Sport
Xhaka


Granit Xhaka është kthyer të flasë për 1/8 e finaleve të Euro 2024 mes Zvicrës e Italisë, duke nënvizuar provën e jashtëzakonshme të tij e të shokëve të skuadrës e duke fundosur të kaltrit. “Nuk e kisha parë kurrë Italinë kaq në vështirësi si kundër nesh – ishin fjalët e kapitenit të helvetëve në konferencën për shtyp -. Ne fituam që para se të dilnim në fushë, siç bënë ata me ne tre vjet më parë (referenca është për ndeshjen e Grupit A të Euro 2020 që përfundoi 3-0 për kombëtaren e Mancinit, red.)”.

Krenaria për suksesin është e madhe: “Jam jashtëzakonisht krenar për atë që kemi treguar. Jam krenar për çdo anëtar të ekipit, përfshirë stafin. Ky që kemi arritur është një objektiv më se i veçantë. Jo aq shumë për vetë rezultatin, por për paraqitjen dhe lojën që luajtëm. Ne luajtëm në një nivel të shkëlqyer dhe patëm qasjen e duhur ndaj një kundërshtari prestigjioz. E ndjenim humbjen e tre viteve më parë, dhimbja ishte ende. Treguam një shpirt të madh ekipi dhe për këtë arsye ajo që arritëm është një objektiv më se i merituar. Është e vërtetë, në fazën e eliminimit direkt e vetmja gjë që ka rëndësi është kalimi, por çdo fitore të jep besim. Për më tepër, ne ishim të patëmetë në aspektin e disiplinës me dhe pa top”.

Lexo më tej: Video/ Eliminimi i turpshëm i kampionëve të Europës: Italia humb fytyrën, Zvicra në çerekfinale

SEKRETI I ZVICRËS

Më pas Xhaka ka shpjeguar se cili është sekreti i tij dhe i kësaj Zvicre, që do të sfidojë Anglinë në çerekfinale të shtunën në orën 18:00: “E urrej humbjen. Zemërohem tmerrësisht edhe në stërvitje dhe kur mbarojmë seancat e ndonjë më provokon kjo më bën dyfish më keq. Ne kemi një përzierje të mirë të lojtarëve me përvojë dhe më të rinjve. Sa më shumë maturohemi e aq më shumë bëhemi të fortë, mund ti transmetojmë lojtarëve të rinj atë që ne kemi mësuan në nivel mentaliteti. Në të vjetrit jemi ende të uritur dhe ata duhet të jenë gjithashtu, përndryshe diçka nuk shkon. Sidoqoftë, siç e konfirmojnë edhe të dhënat, jemi ne më të moshuarit që vrapojmë më shumë se të gjithë…”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *