• |
ide | kryesore

Ndarja nga jeta e gjeniut të letërsisë shqipe, Kurti: I munguar i madh…

Lajme, Të fundit


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadares.

Kurti e cilësoi Kadarenë si shkrimtarin më të madh të historisë të kombit shqiptar, i cili la gjurmë e vepra të mëdha jo vetëm në vend, por gjithë botën.

Në shkrimin e tij ai citoi edhe fjalët e filozofit francez, Gilles Deleuze, ku ky i fundit për Kadarenë tha “Artisti bën një vepër artiste”.

POSTIMI I PLOTË:

Nata e parë pa Kadarenë kaloi mbrëmë. Më herët e dinim që është atje diku me bibliotekën e tij, dhe, këtu te secila bibliotekë familjare nëpër shtëpitë tona. Do të lexohet edhe më shumë tash ai: që të na mungojë më pak neve që e duam, që të gjejmë më shumë veten që na duhet.

Shkrimtari ynë i madh u nda nga ne. Mbase filozofi francez, Gilles Deleuze, na thotë diçka që mund të na shërbejë për kuptimin e kësaj ndarjeje. Artisti bën një vepër artiste. Në një farë mënyre është vepra ajo që krijon përherë. Kadare nuk na la në paqen e një shoqërie të përgjumur, por na hodhi në intrigën e tij. Aty janë dhe do të jenë ende personazhet dhe situatat, gjenerali i të vdekurve dhe kako Pino, koncerti i fundit dhe pallati i dimrit të përhershëm, Broadway i zhvendosur në Tiranë dhe hija e kineastit shqiptar në Paris, Eskili i degdisur dhe faraoni i tejvarrosur, trupi i Lul Mazrekut dhe përkthyesi i katërt, valltari i vargjeve të popullit apo autoriteti i nëndheshëm i Lasgushit… Të gjithë do të jenë aty nën paradigmën e uraganit të pandërprerë të letërsisë.

Shkrimtari i madh ka aftësinë të ndërtojë mision, dhe ky mision është vetëm stil, alegori, porosi, kolektiv kuptimi, dyshim kolektiv. Ai lidh kohët e shkrimeve, por edhe gjeografitë e prozës. Dalja e tij përtej kufijve ngjall problem, sepse ai e dyzon kufirin: e kthen nga kufi talenti në kufi politik, ose, edhe më mirë: ai përzien të tashmen me një të shkuar të dyfishtë. Andaj do të jetë sa shkëlqim edhe problem.

Si një mesazh i habitshëm mund të përmendet edhe fakti që vetëm së shpejti do të shfaqet në Francë biseda e tij e pothuaj tri dekadave më herët me të munguarin e madh Ukshin Hoti. Kushdo që e ka lexuar Kadarenë e di etjen e tij të pashuar për të munguarit e mëdhenj. Sepse Kadareja e dëshironte hetimin e çështjes. Miti i furnizoi një sërë të gjatë të munguarish, duke nisur me Kostandinin. Si të thuash: nga Konstandini te Ukshini. Kadareja e di se dhe Ukshini e ka sjellë Doruntinën e vet. Koherencë e paanalizueshme e shkrimtarit të madh.

I munguar i madh, nga dje, u bë edhe vetë Kadareja.


11 Comments

  1. Si njeri kishte vdekur qe kur u ble nga kryehajduti! Si shkrimtar edhte ai qe eshte, dhe si tradhtar eshte ai qe eshte.. I mori me vete parate per te cilat ishte shitur!

    1. SA SHPEJT HARROJN SHQIPTARET. KY NJERIU QE OFENDOI NJI KOMB TE DALE NGA RRENOJAT GJAKATARE TE REGJIMIT QE AI I THURTE LAVDE DUKE NA QUAJTUR JASHTQITJA E LLUMI I KOMBIT .NENKRYETARI I ORGANIZATES TERRORISTE TE FRONTIT ” DEMOKRATIK “NUK MERITON ASGJO.

  2. SHUJ ALBIN E MOS U NDJE
    ME I MADH PER TY MUND TE JETE
    TA DO PUNA A AQ DIN
    GJITHSECILI E DIN VETE

    KEPUCAR RRI TEK KEPUCA
    KUR NUK DIN .MBYLLE GOJEN
    KAKEMXHI QE KADARREJA
    DITI. MIRE TA LUAJ LOJEN

    KU I CON VIGANET TANE
    FISHTE MIGJEN NOL E TE TJERE
    MBYLLE E MOS BEN. MARRINA
    PER KTE PUNE NA RROFSH PER VERE

  3. SHUJ ALBIN E MOS U NDJE
    ME I MADH PER TY MUND TE JETE
    TA DO PUNA A AQ DIN
    GJITHSECILI E DIN VETE

    KEPUCAR RRI TEK KEPUCA
    KUR NUK DIN .MBYLLE GOJEN
    KALEMXHI QE KADARREJA
    DITI. MIRE TA LUAJ LOJEN

    KU I CON VIGANET TANE
    FISHTE MIGJEN NOL E TE TJERE
    MBYLLE E MOS BEN. MARRINA
    PER KTE PUNE NA RROFSH PER VERE

  4. Jashteqitje
    Cfar do Tu themi atyre qe vdiqen ne space si te burgosur politics
    Bythlepires I vasilliqis
    Kurve oborri

    1. Ata do kthehen nga varri kur tu thuash qe PD e ka marr nje ish-komunist e ish-sigurims. Biles ca nga ata i ka fut Saliu brenda me deshmi te rreme.

  5. paskan dal prap ne sulm kukuvajat. Te nxjerrin jashqiuitje nga goja mbi varrin e legjendes. Ca moracak te frustruar qe bejn cdo gje politike dhe salixhike, na kan dal te shajn si komunist poetin me te madh shqiptar te te gjitha koherave. Keta bajga, shok te Bejlerit, keta mutra qe dua me shum Salin se Sqhiperin, kan kap nje tasteir e shajn e fyejn kedo qe nuk eshte salixhi. Per fat te mir shumica e shqiptareve ketyre plehrave ua ka treguar dhe do vazhdoj tua tregoj vendin. Le te masturbohen me njeri tjetrin neper portale si ky i lapsit, eshte e vetmja gje qe u ka ngelur ketyre suflakeve militante. Ca na e ben Kadaren sorrosian e ashtu sic i kan ber te gjith, te korruptuar. Hapu dhe e merri brenda keta copa gomeresh totalisht gdhe e injorant. Ja vlen ta mbyllesh me nje citat te te madhit Kadare: NUK JA VLEN TE DISKUTOSH NE MBRETERIN E IDJOTAVE.

  6. Ju antikomunistat dhe dumbabistat e Saliut. Ju qe beni cdo njeri e cdo gje komuniste. Si heretiket e kishes mesjetare, me kete slogan hidhni balt mbi kedo, edhe mbi me te madhin poet shqiptar. Ju o hipokrita e harruat apo sdoni ta kujtoni faktin qe lideri juaj shpirteror ishte komunist i devotshem, sekretar rinie e me teser partie. A e dini ju o morra bythe qe te merrje teseren e partis o duhet te ishte familje partizane ose duhet te punoje per sigurimin e shtetit. Sipas jush ishte familje partizane Salike Bejleri? Idjota me brir.

    1. O kar kadareja më shumë njihet si prozator se si poet, injorant muti politik.

      Lexo ndonjë shkrimtar të famshëm të huaj dhe bëj krahasimet, në mundsh se më dukesh tip robot politik neokomunist!

  7. O grua qirë mavi kur iku Kadareja në Francë ju hengert mut sa u kapitët e quajtët tradhëtar,pavarsisht se ju kishte sherbyer ju moter,graqirve te oborrit komunist.Tani ju e dashki.O moter qirë mavi ai ata që ikën nëpër ambasadat pa prishur sistemi i quajti -jashtqitja-e kombit.Gjergj Fishtën -një mur i vetmuar-tani ju fisqiret do e ngrini në piedestal ju ini fisshkerdhyeret e ketij vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *