• |
ide | kryesore

Protesta e 11 korrikut, Gaz Bardhi e Flamur Noka dalin në terren për të thirrur njerëzit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Protesta e 11 korrikut, Gaz Bardhi e Flamur Noka dalin në terren për të thirrur njerëzit


Mbrëmjen e 11 korrikut opozita ka thirrur një protestë kombëtare e cila do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë. Deputetët demokratë në kuadër të organizimit për protestën janë angazhuar në takime sensibiluzese me qytetarët, duke i ftuar ata t’i bashkohen protestës.

Sakaq Kreu i Grupit Parlamentar të PD-s, Gazment Bardhi, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, ishin në njësinë nr2 në Tiranë. Gjithashtu Bardhi dhe Noka u kanë bërë thirrje banorëve të kryeqytetit që në 11 korrik, në orën 20:00 ti bashkohen protestës. Nërkohë Bardhi u shpreh se ekonomia është kryearsyeja për të ngritur zërin dhe për të protestuar në 11 Korrik.

Bardhi përmes një postimi në rrjetet sociale tha se në takimet me qytetarë dhe bizneset pranë zonës së Pazarit të Ri, Njësia 2 Tiranë, bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të PD Falmur Noka, anëtarët e Kryesisë dhe strukturat drejtuese të degës, kuptuam nga afër padurimin e qytetarëve për tu bashkuar në projektin për ndryshimin e gjendjes në vend dhe për një ekonomi që garanton mirëqënien për çdo qytetar shqiptar.

“Ekonomia është dështimi më i madh i Qeverisë së Edi Ramës dhe kryearsyeja për të ngritur zërin e protestuar në 11 Korrik, ora 20:00 përpara Kryeministrisë. Shqipëria për shkak të politikave të gabuara të Edi Ramës renditet e para në Europë për numrin e madh të popullatës në pasiguri për ushqim, e krahasueshme vetëm me disa shtete në Afrikë”, tha Bardhi.


3 Comments

  1. A ju qifsha ropt, që nga fakti që e bëni protestën në orën 20:00 tregon që po tallni karin.
    Cili është objektivi i protestës?
    Cilat janë kërkesat?
    Cili është grupi organizator?
    A do ketë përshkallëzim nëse nuk plotësohen kërkesat?
    Këto duhet të sqaroni o ropqira, jo të bëni protesta fake për të tall karin e për të demoralizuar njerëzit.

    1. O cen ti po deshe hajde qe ne oren 3 nuk te ndalon njeri.
      O cen te te pyes per kurijozitet a ke qene ti cen te protestat para bashkise qe organizoheshin paradite?
      Apo je per proteste pas ore 12 te nates?

  2. Sa te keni gerdallen plak ne krye kurre nuk do vini ne pushtet,thirrini mendjes e gjeni nje kryetar te hajrit se e moret me qafe opoziten…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *