• |
ide | kryesore

Rrezikoi të mbytej pasi ra nga motori i ujit, shpëtohet i riu në Himarë

Arkiva, Lajme, Të fundit


Një 23-vjeçar, i cili rrezikohej të mbytej pranë Porto Palermos në Himarë, u shpëtua nga njësia policore detare. Mësohet se rreth orës 17:15, punonjësit e Policisë Kufitare në Himarë, gjatë patrullimit në hapësirën detare, kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski, i cili po lundronte në drejtim të Porto Palermos në Himarë. Në një moment i riu që lundronte ra nga Jet Ski duke rrezikuar mbytjen.

Bëhet me dije se mjeti lundrues i Policisë Kufitare dhe dy Jet Ski të Njësisë Policore Detare, u nisën me shpejtësi për t’i dhënë ndihmë 23-vjeçsarit që ra nga Jet Ski në det.

Njoftimi:

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare i shkuan në ndihmë një shtetasi që ra nga mjeti lundrues në det dhe rrezikoi të mbytej.

Në ndihmë të 23-vjeçarit shkoi edhe një shtetas që lundronte me kanoe në afërsi të tij. Policia Kufitare nxori në breg mjetin lundrues Jet Ski dhe 23-vjeçarin.

Rreth orës 17:15, punonjësit e Policisë Kufitare në Himarë, gjatë patrullimit në hapësirën detare, kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski, i cili po lundronte në drejtim të Porto Palermos në Himarë. Në një moment, shtetasi që lundronte ra nga Jet Ski duke rrezikuar mbytjen.

Menjëherë, mjeti lundrues i Policisë Kufitare dhe dy Jet Ski të Njësisë Policore Detare, u nisën me shpejtësi për t’i dhënë ndihmë shtetasit që ra nga Jet Ski në det. Në afërsi të këtij shtetasi lundronte me kanoe një shtetas i cili i shkoi në ndihmë së bashku me Policinë Kufitare.

Punonjësit e Policisë morën në mjetin lundrues 23-vjeçarin banues në Fier dhe e nxorën në molin e PKK Himarë në gjendje të mirë shëndetësore. Shtetasi falënderoi Policinë dhe qytetarin me kanoe që i erdhën në ndihmë menjëherë. Policia Kufitare nxori në mol edhe mjetin lundrues Jet Ski.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *