• |
ide | kryesore

Sondazhi në CNN/ ¾ e amerikanëve: Demokratët kanë më shumë shanse pa Biden

Arkiva, Lajme, Të fundit
biden


Tre të katërtat e votuesve amerikanë thonë se Partia Demokratike do të kishte një mundësi më të mirë për të mbajtur presidencën me dikë tjetër përveç Presidentit Joe Biden.

Kjo del nga një sondazh i kryer nga CNN. Pëlqimi për kreun e Shtëpisë së Bardhë ka rënë në një nivel të ri të ulët pas një performance të lëkundur në debatin e parë të fushatës presidenciale të këtij viti.

Votuesit favorizojnë ish-presidentin Donald Trump me 49% përballë Biden që mbetet në 43% të mbështetjes.

CNN shkruan se secili kandidat duket se ka konsoliduar mbështetjen mes mbështetësve të tij muajt e fundit. Kjo pas dënimit të Trump në një gjykatë të Nju Jorkut dhe debatit të parë mes tyre. Ndërsa të pavarurit mbeten gjithnjë e më ngurrues për të mbështetur ndonjërin prej tyre.

Sondazhi gjen nënpresidenten Kamala Harris në një distancë të ngushtë me Trump në një përballje hipotetike. 47% e votuesve do të mbështesin Trump ndërsa 45% për Harris, një rezultat brenda kufirit të gabimit. 50% e votuesve femra e mbështesin Harrisin ndaj Trump kundrejt 44% për Biden kundër Trump.

Disa demokratë të tjerë janë përmendur si zëvendësues të mundshëm të Bidenit. Ndër ta janë Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom (48% Trump me 43% Newsom), Sekretari i Transportit Pete Buttigieg (47% Trump me 43% Buttigieg) dhe Guvernatori i Miçiganit Gretchen Whitmer (47% Trump dhe 42% Whitmer). Biden ka këmbëngulur se nuk do të tërhiqet nga gara edhe pse disa demokratë kanë diskutuar privatisht mundësinë e zëvendësimit të tij si kandidat. ©LAPSI.al


3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *