• |
ide | kryesore

Stuhi edhe në Kosovë

Arkiva, Lajme, Të fundit


Erërat e forta me shi të rrëmbyeshëm gjatë ditës së martë kanë shkaktuar dëme materiale në një banesë afër Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj.

Përveç fasadës së jashtme në një pjesë të objektit, e cila ka rënë në tokë duke dëmtuar veturat afër ndërtesës, fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Komuna e Skenderajt tha se shumë shpejt do të ndërmarrë të gjitha veprimet për të rikuperuar dëmet e shkaktuara.

Ndërkohë në Prishtinë, në lagjen “Pejton”, çatia e një prej objekteve ka rënë si pasojë e erërave të forta.

Sipas Drejtorisë për Emergjenca të Komunës së Prishtinës janë dëmtuar tri vetura që kanë qenë të parkuara poshtë objektit ndërsa nuk ka persona të lënduar.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës i ka kërkuar të gjithë qytetarëve që të bëjnë kujdes pasi thotë se priten reshje shiu e rrebesh si dhe stuhi në disa rajone të vendit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *