• |
ide | kryesore

Video/ Gakpo bën çfarë do me Rumaninë: gol e assist, Holanda fluturon në çerekfinale

F1, Sport, Video
Gakpo


Holanda mposhti 3-0 Rumaninë në 1/8 e Euro 2024 dhe kalon në çerekfinale, ku do të përballet me fituesin e Austri-Turqi. Ndeshja në Mynih u zhbllokua nga një blic i Gakpo në minutën e 20’. Sulmuesi i Liverpool, në fund të një ndeshje të dominuar në mënyrë evidente nga Oranje, asistoi Malen për golin që mbylli ndeshjen (83′). Malen, pastaj, në shtesë, realizoi trisin në kundërsulm. Të besurit e Koeman shkojnë përpara, ata të teknikut Iordanescu thonë lamtumirë, në fund të një ndeshjeje vërtet për tu harruar.

Cody Gakpo po bën liderin e Holandës. Tulipanët e merituan të shkonin në çerekfinale – janë më të fortë se Rumania dhe dukshëm – por udhëtimi në Berlin është mbi të gjitha meritë e numrit 11. Një kalim raundi në dy akte. E para: pas 20 minutash të kontrolluar nga Rumania, Gakpo shpiku një driblim-plus-goditje nga e majta që kaloi Holandën në avantazh dhe ndryshoi ekuilibrin e ndeshjes.

Lexo më tejVideo/ Weghorst i jep fitoren, Verbruggen e mbron: Holanda debuton me vuajtje ndaj Polonisë

Cody pastaj ndezi edhe pjesën e dytë: fillimisht shënoi në pozicion jashtë loje – u anulua përmes VAR – pastaj dribloi Dragusin dhe shërbeu Malen me portën praktikisht bosh. 2-0 për Hollandën në minutën e 83’, por ndeshja u mbyll në shtesë. Malen vrapoi në të gjithë fushën në kundërsulm, kaloi Razvan Marin dhe shënoi golin e 3-0.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *