• |
ide | kryesore

Zyrtari i lartë kinez pritet në Tiranë nga Igli Hasani

Arkiva, Lajme, Të fundit


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një takim të Dërguarin e Posaçëm të Qeverisë kineze për Çështjet Evropiane, Wu Hongbo, i cili vizitoi Shqipërinë.

Vizita e Hongbo vjen në 75-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, moment i cili nënvizon vullnetin për të çuar më tej mirëkuptimin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin për të ardhmen.

Të dy vlerësuan angazhimin dypalësh për të punuar së bashku, për forcimin e marrëdhënieve, bashkëpunimin dypalësh dhe atë shumëpalësh në fusha me interes të përbashkët dhe atë global.

Palët ripohuan rëndësinë e rritjes së shkëmbimeve mes popujve, si një bazë që nxit mirëkuptimin dhe besimin e ndërsjellë për të ardhmen dhe shërben si katalizator për gjenerimin e zgjidhjeve dhe adresimin e sfidave.

Dy zyrtarët u fokusua në nevojën e bashkëpunimit në fushën e turizmit, biznesit dhe tregtisë, për të krijuar hapësira në tregjet kineze për produktet shqiptare.


3 Comments

  1. kinezet kan krah pune lir ,tani u lan afrikanet dhe dynden kinezet,shqiperis po i ndryshohet kodi gjenetik

  2. Besoj ia ka treguar vendin kinezit ky gazetari sportiv qe Rama e beri minister te jashtem. Ky miseroku i fryre, qe flet gjithe pordhe dhe maniera ngaqe i duket se e ka arritur me ndonje aftesi postin qe Rama ia jep atij qe i duket mjaftueshem servil dhe medioker sa per te mos ia vene ne dyshim atij rolin prej shefi suprem edhe te diplomacise (pervecse te cdo fushe tjeter te qeverisjes).

  3. Ububu, Igli Hasani dialogon me diplomacine kineze. nje kompleksiv dhe njeri bosh qe s’e ka shokun. Shtiret si aparatcik dhe burokrat. Ne fakt nuk ka asnje lidhje as me detyren zyrtare, as me formalizmin protokollar. Eshte aty ku eshte vetem se iu be tapet Rames atehere kur fale dikujt me lek, e kishin marre nga komentator futbolli dhe e kishin vene ambasador ne Osbe. Ne qarqet e huaja diplomatike eshte barcalete. Tallin thyben me deliret e tij dhe gajasen me shume nga c’qeshnin dikur me IQ-ne “e larte” te Gent Kakës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *