• |
ide | kryesore

I vunë tritolin në derën e banesës, flet oficeri: Nuk kam konflikte personale, dyshimet te detyra ime

Lajme, Të fundit
sekuestrohen, policia


Një shpërthim me tritol ka tronditur në orët e para të mëngjesit qytetin e Shkodrës. Rreth orës 03:10, në lagjen “Tepe”, Shkodër, në derën e banesës private të Vilson Zhurrit, i cili është polic krimesh në zonën e Pultit në Dukagjin, është vendosur lëndë plasëse.

Në dëshminë e tij, Zhurri është shprehur se nuk ka konflikte personale me askënd, por dyshimet janë te detyra e tij. Zona e Pultit është një prej zonave me kultivimin më të madh të lëndëve narkotike.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Sipas informacioneve nga kamerat e sigurisë janë dalluar dy persona që afrohen me motor dhe vendosin lëndën plasëse.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *