• |
ide | kryesore

Piu fotokosinë para SPAK pasi u mashtrua nga mikrokreditë, ndërron jetë në spital 63-vjeçari

Lajme, Të fundit


Pal Trashaj, 63-vjeçari që piu fotoksinë para SPAK mesditën e djeshme pasi kishte shkuar për të takuar një hetues të BKH-së, ka ndërruar jetë. Burime nga QSUT bënë me dije se ai ndërroi jetë mëngjesin e sotëm. Trashaj ishte viktimë e mashtrimeve me mikrokreditë, ndaj ai kishte shkuar për të takuar një hetues të BKH-së në SPAK.

63-vjeçari, i cili njihej si historian në qytetin e tij, prej vitesh ka denoncuar kalvarin me kredinë e marrë që më pas ndër vite u shumëfishua deri në bllokimin e pasurisë. Mësohet se Pal Trashaj kishte pasur një kredi të mbetur që nga viti 2008, në vlerën e 760 mijë lekë (të vjetra). Kredinë e kishte blerë MCA e cila kërkonte 4.8 milion lekë duke bllokuar për 5 vjet: shtëpinë, tokën, makinën dhe pagën që Trashaj merrte nga puna. Ai kërkonte që SPAK të merrte përsipër çështjen e grabitjes së pronës së tij nga përmbarues, për të cilët më herët kishte bërë një padi civile në Gjykatën e Lezhës. Ai argumentonte se kredinë e kishte shlyer dhe se veprimet e kryera për sekuestrimin e pronës së tij ishin të paligjshme.


8 Comments

  1. Ne kete vend duhet te vdesesh qe te te marrin ceshtjen ne shqyrtim. I marrte me vete te gjithe ata qe i bene kete bashke me ata te spakut qe nuk dolen ta prisnin qofte dhe formalisht se do i kishin shpetuar jeten

    1. Viktime e hajduteve dhe ligjeve te keti vendi per 100 mije te vjetra e detyruan deri aty sa i moren dhe jeten fajtore kryesore Banka e Shqiperise dhe Shteti Shqiptar qe lejon keta plera ta katandisin njeriun deri ne kete pike U prefsh ne paqe i nderuar ne ferr ata qe te moren jeten

    1. Çar të thuash!! Kjo të bën nostalgjik për diktaturën !!
      Kishte një farë drejtësie.Sepse nuk ekzistonte mafia bankë përmbarim e mbështetur nga mafia politike rilindase duke përdorur luftën e klasave. Të jesh demokrat do të thotë të jesh nën sulm shumë drejtime shumë!!
      Mendo çar i bëhet Berishës të kuptosh se ç’u bëhet të tjerave. Kjo falë Amerikës marksiste!!!

  2. SPAKU I PROPOGNDUM SI ORGAN DREJTESIE NUK PERFILL DHE AS JEP DREJTESI QYTETARIT I CILI BAN AKTIN K EKSTREM .TURP.
    NGUSHLLIME FAMILJES.

  3. sa gjynaf i shkreti. Ishalla nuk shkon dem sakrifica maksimale jotja. Ishalla vihet ne vend drejtesia. Kjo eshte ngjarje qe duhet te mobilizoj te gjith viktimat e ketyre te mikrokedive. Duhen protesta te fuqishme pasi abuzimi me ligj qe kan ber ndaj qytetareve e coi tjetrin ne vetflijim. Kjo nuk duhet kurren e kurres te mbyllet me kaq. Se ato te dhjamosurit e bankes te shqipteris qe u japin licenca e i len te operojn keto, ose jan te korrptuar ose te paaft. Ne te dyja rastet duhet urgjentisht te hapin krahun. Nuk jan per ate pun.

  4. Pershendetje, nderime per zotin Pal Trashaj dhe ngushellime per familjen.

    Nqse ne si popull nuk cohemi per kete hero se beri nje akt qe pak e kane bere nuk u vetefliju ne shtepi dhe ok
    U vetefliua ke dyert e Spak
    Populli duhet te flasi Ambasadat jane si patronazhistet vetem marrin rrogen dhe kaq
    Po Banka e Shqiperise duhet te marrin pergjegjsine e vete
    Faleminderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *