• |
ide | kryesore

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e banesës së policit në Shkodër

Lajme, Të fundit
prostitucion, policia


Një polici në Shkodër i kanë vendosur tritol në derën e banesës. Shpërthimi ka ndodhur në orën 03:10 në lagjen “Tepe”, Shkodër, ku ka vetëm dëme materiale.

Informacion paraprak:

Rreth orës 03:10, në lagjen “Tepe”, Shkodër, në derën e banesës private të shtetasit V. Zh., (oficer Policie), është vendosur lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *