• |
ide | kryesore

U vetëvra para SPAK, i biri i Trashajt: Përmbaruesi më bllokoi dhe mua pagën

Lajme, Të fundit


Gledisi, djali i 63-vjeçarit Pal Trashaj i cili u vetëvra duke pirë fostoksinë para SPAK, në një prononcim për mediat ditën e sotme është shprehur se i ati kishte shkuar në SPAK për të kërkuar drejtësi pasi i ishte marrë pasuria nga përmbaruesit që punojnë për kompanitë e mikrokredive. Pak minuta pasi kishte pirë helmin, Pal Trashaj kishte telefonuar të shoqen.

“Kam marrë fotoksinë se nuk po gjej drejtësi” i ka thënë asaj, tregon Gledisi.

“Jemi të shokuar emocionalisht. Humbja e prindit është e madhe”

Ndër të tjera Gledisi theksoi se do të vazhdojë të ndjek çështjen këtu në Shqipëri, në vendin ku jeton, madje edhe deri në Strasburg. Ai tregoi se disa vite më parë një shoqëri përmbaruese i kishte bllokuar dhe pagën e tij.

“Mua në 2014 më bllokuan dhe pagën, minimunim jetik. Punoja por nuk merrja pagë. Tek ajo banesë jetojmë, nuk është e sekuestruar e kam parë në hipotekë. Ai po kërkonte drejtësi. Do marrim një avokat do e ndjekim çështjen.” tha Gledisi. Në mesditën e 2 korrikut, 63-vjeçari piu fotoksinë para SPAK dhe u dërgua me ambulancë me urgjencë në QSUT ku dhe u nda nga jeta.


11 Comments

  1. Shtet kriminal nga permabaruesit tek Banka qendrore qe lojojne keto Sude te reja te pijne dhe marrin jeten popullit te thjeshte.

    Turp e ilace ju bofshin leket e vjedhura.

  2. kriminale sheteti detyron Qytetarin te vetvritet se nuk gjendrejtesi , krim mustruoz vendi po rreshqet ne diktaturen e perversit .
    OPINIONI QYTETAR DUHET TE NDERGJEGJSOHET SE PO QEVERISEMI NGA VESI , NGA HORAT DHE NGA KUCKAT.

    1. Gjakpirja ne piedestal. Jy i shkreti kishte marre 760 mije leke kredi. I kish paguar ,por jo per kompanine gjakpirese qe ia kishte çuat borxhin 4,8 milione leke. Donin ti merrnin shpirtin dhe ia dolen. Plumbin ballit ketyre mostrave dhe politikaneve qe jane aksionere ne keto shushunja helmuese.

  3. O Popull nje dit tek porta jote. Zhdrejtesia e Shteti ne duart e bandave Amerikane Europiane qe trometuan me te madhe Drejtesi gjoja per te zhbere korupsionin tani po vjedhin e trafikojn jo vetem taksat e drogen por edhe shtepit, tokat, trojet, bizneset, bankat e te gjitha por Ameriqent dhe Euroqent nuk shohin me korupsion ne Shqiperi.

  4. Duhet te nisi me se sben nje hetim per Banken e Shqiperise. Per guvernatorin ne vecanti. Eshte e pakonceptueshme qe keto skema kan funksionuar dhe funskionojn nen hunben e bankes te Shqiperise qe ketyre subjekteve si MCA duhet tu kishte hequr licencen me kohe. Ashiqare qe keto kan korruptuar fuqishem guvernatorin e BoA. Urgjent nje hetim per kete pasi duket ashiqare qe ka marr para per ti len te operaojn duke marr ne qaf mijra qytetar. SPAK pikerisht me keto duhet te merret, me krimet e organizuara te pushtetareve.

      1. Nuk mbajne pagen nga punedhenesi, por marrin peng llogarine bankare dhe terheqin parate. Ajo qe eshte unike ne rastin e Shqiperise eshte terheqja direkte nga llogaria. Kjo lloj praktike eshte e jashteligjshme por lejohet nga bankat se ketu eshte rrumpalle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *