• |
ide | kryesore

Arrestimi i Beqajt me urdhër të SPAK, në pranga financieri i tij Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla

Lajme, Të fundit


Me urdhër të SPAK është vënë në pranga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Bashkë me të janë arrestuar edhe financieri i tij Ermal Kurtulaj, i cilësuar dhe si krahu i djahtë i Beqajt dhe personi tjetër i arrestuar raportohet se është Alfred Nikolla.

SPAK konfirmoi mëherët arrestimin e tyre ndërsa u shpreh se do të ketë një reagim më të detajuar në vijim. Sipas informacioneve arrestimi është bërë me kërkesë të SPAK për abuzime me fondet e Bashkimit Europian.

Beqaj ka mbajtur postin e drejtorit të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Ai e ka mbajtur detyrën deri në momentin që u detyrua të japë dorëheqjen pasi GJKKO caktoi dy masa sigurie ndaj tij: detyrim paraqitje dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit. Prej datës 28 dhjetor 2023, me urdhër të SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontrolle edhe në “Delta Pharma” dhe farmaci të tjera kryesisht në Tiranë. Kontrollet kanë ardhur pasi ndaj Beqajt nisi hetim për lidhjet që ish-ministri ka pasur ose ka me këto kompani, dhe mënyrën sesi janë lidhur kontrata kur ky i fundit ka qenë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.


4 Comments

  1. BE duhet te jete shum me reaguese ne abuzimin e tmerrrshem qe po u behet taksapaguesve europiane. Balozet e korrupsionit qeveritar nuk kan te ngopur
    Apo mos valle perlyejne buken te gjitha palet???????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *