• |
ide | kryesore

Arrestohet ish-ministri Ilir Beqaj, BIRN: Abuzoi me fondet e BE-së gjatë periudhës që mbante postin e drejtorit të SASPAC

Lajme, Të fundit


Me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është arrestuar ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Masa e sigurisë ndaj Beqaj është marrë me kërkesë të SPAK, si pjesë e hetimeve për abuzime me fondet e BE-së gjatë periudhës që Beqaj mbante postin e drejtorit të SASPAC.

Beqaj ka qenë deputet i Partisë Socialiste për disa legjislatura dhe ishte ministër i Shëndetësisë nga viti 2013 deri në vitin 2017.

Në vitin 2021, ai u emërua në krye të SASPAC nga kryeministri Edi Rama, edhe pse ndaj tij po zhvilloheshin hetime për kontratat koncesionare në shëndetësi.

Pasi ish-ministri i Shëndetësisë u emërua në krye të Agjencisë që monitoron milionat e ndihmës nga Bashkimi Evropian, prokurorët dyshojnë se ai dhe vartësit e tij ngritën një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash me fatura fiktive.

Si pjesë të hetimit, Byroja Kombëtare e Hetimit, BKH, ndërmori më 27 dhjetor një seri bastisjesh të banesave, bizneseve, automjeteve, si dhe kontrollin personal për tetë të dyshuar, përfshirë ish-ministrin Ilir Beqaj dhe shoferin e tij, Arben Dani.

Përveç hetimit për abuzimit me fondet e SASPAC, Ilir Beqaj është nën akuzë për shpërdorim detyrë për kontratën koncesionare për instrumentet kirurgjikale./Reporter.al


7 Comments

    1. Show i gojëspermës së gjatë ram vémjes!
      Arrestim me kamera e me ceremoni.
      Si filmat e kinostudios qe thoshin partizanet tanë trima…
      Gjermanët frikacakë..

    2. Pastë këmbën e mbarë, SPAK jemi me ju na shpetoni nga këta bandit dhe kriminel si Ed Ram Turk hajdut Erdogani, Sali Gerdeci dhe ilir spiun hajduti.

  1. Paste kemben e mbare. Pas tij duhet te shkoje Manastirliu, ideatoret dhe perfituesit e ketyre koncesioneve grabitqare dhe ne fund fare edhe vete sulltani. Jo vetem ka hajdut 2 metra te gjate, por ka edhe me shume se nje te tille

    1. BE duhet te jete shum me reaguese ne abuzimin e tmerrrshem qe po u behet taksapaguesve europiane. Balozet e korrupsionit qeveritar nuk kan te ngopur
      Apo mos valle perlyejne buken te gjitha palet???

  2. Ah more shoku im i vjeter i basketbollit. Ato dardhat qe hengre pas shpines sime me koncesionet

    100 milion euroshe ne shendetesi ti bana hallall, po si nuk u ngope or burre dhe hengre edhe dardhat

    e BE-se.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *