• |
ide | kryesore

Inceneratori i Fierit/ Arrestohet në Romë, Juri Ymeraj! Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

Arkiva, Lajme, Të fundit


Juri Ymeraj i shpallur në kërkim në kuadër të dosjes së inceneratorit të Fierit është arrestuar sot në Itali me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Mësohet 35 vjeçari është arrestuar nga Interpol Roma pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombetar nga Interpol Tirana.

Ai akuzohet për veprën penale “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Njoftimi i policisë:

“Sot më datën 04.07.2024, nga Interpol Rome është arrestuar Juri Ymeraj, i datelindjes 01.07.1989, shpallur në kërkim ndërkombetar nga Interpol Tirana. Shtetasi i mësipërm është shpallur në kërkim sepse Gjykata e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin Nr.82, datë 11.11.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të: “Pastrim të produkteve të veprës penale”.


1 Comment

  1. Nuk mban burg Juri se do ja bejne qajne bythen. Ky do behet pendito. Ky edhe gojore do bej vetem te dal nga biruca. Rame hajduti ku e gjete Jurin me bythe te lemuar qe te vhidhni bashke !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *